‘Punova për policinë pë ca lekë më shumë’, Salianji tall keq Ralf Gjonin: Po deputet, për ca lekë më shumë u fute?

‘Punova për policinë pë ca lekë më shumë’, Salianji tall keq Ralf Gjonin: Po deputet, për ca lekë më shumë u fute?

22:56, 18/04/2019

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është përplasur në emisionin “Open” të Eni Vasilit me deputetin e shitur te Rama, Ralf Gjoni. Në një kohë që Gjoni po fliste për çështjen e vendimit të Holandës për kthimin e vizave tregoi edhe për përvojën e tij në Britaninë e Madhe, ku siç tha ai kishte punuar si përkthyes për policinë “për ca lekë më shumë”.

Menjëherë ka replikuar edhe Salianji, i cili i ka thënë se edhe tani ju keni zgjedhur të futeni në Parlament për “ca lekë më shumë”.

“Ju jeni qesharakë dhe nuk përfaqësoni askënd! Merrni rrogën si hallexhinj, shumë pak do tradhtonin për shkak të hallit personal, jeni në të drejtën tuaj por jo për interes publik!”, tha ish-deputeti demokrat. Nga ana tjetër,  Gjoni ka kërkuar të mos bëjnë replika personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment