Deklarata e ekspertit: 'Gazi që hidhet në protestë përdoret për shkatërrim në masë'

Deklarata e ekspertit: 'Gazi që hidhet në protestë përdoret për shkatërrim në masë'

22:34, 18/04/2019
A+ Aa A-

Eksperti Albert Keçi, tha në emisionin  “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, se gazi që përdoret në protesta është i rrezikshëm.

Keçi ka zbuluar se bëhet fjalë për gaz CS dhe përdoret edhe te armët e shkatërrimit në masë.

“Gazi që përdoret në protestë është gaz CS. Ky është gaz shumë i rrezikshëm. Është gaz i njëjtë që përdoret te armët e shkatërrimit në masë. Është i njëjti gaz, por se në ato raste përdoret në përqendrim masiv. Madje, ky gaz është përdorur edhe në luftëra, edhe në Siri, por sigurisht më i përqendruar.

Nga ky gaz, shumë persona kanë pasoja të rënda, jo vetëm të vjella, jo vetëm marrje mendsh, por pasoja në shëndet, që mund të jenë me efekte paralizuese, të përhershme. Në rast se përdoret gazi me përqendrim të madh, mund të sjellë pasoja të pakthyeshme.

Kur ky gaz përdoret në përqendrim të madh, mund të sjellë pasoja edhe te kalimtarët, te bizneset. Sigurisht, që ata që dalin në protestë nuk duhet të kenë frikë, por të kenë kujdes”, tha eksperti Keçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Bna 19/04/2019 09:20

Albert Kreçi ore..

Daj Jaku19/04/2019 00:08

Besueshmëria e Llesh leshit ka mbaruar në momentin që ndrroi zanat, hodhi në halë gradat e gjeneralit të ushtrisë së mbrojtjes popullit, për tu transformuar në armikun e popullit të vet. Fatkeqsia e tij është që skenat e dajakut mbi gra e pleq, skenat e helmimit të popullit protestues, skenat e dyndjes në shtëpitë e popullit në pikë të mëngjesit, kur populli ishte në gjumë, me hunj e me gaz helmues, të gjitha këto skena janë filmuar dhe do të rendojnë mbi të e passardhësit e tij sa të jetë historia, mbiemri Lleshaj do të kujtohet si simboli i dhunës çnjerëzore mbi popullin shqiptar nga gjenerali i loqeve të E Dramës. Ka kryer krime kundër njerëzimit ky kriminel. Ka edhe kurajo të akuzojë opozitën ky kriminel, policia e tij trime për të thyer kafka dhe këmbë pleqsh, gra e fëmijë, ndërkohë dhjeramane përpara katër hajdutve në mes të aeroportit, midis ditës për diell, në vendin e "sigurisë më të lartë". A do ketë ndonjë brimë miu për këtë buzëviç si Vuçiqi, kur ta hedhë E Drama në pleh, si ka bërë me gjithë të tjerët?

Shto koment

Denonco