‘Rikthimi i vizave’/ Holanda nuk mund të mbylli sytë, Shqipëria eksporton kriminalitet

‘Rikthimi i vizave’/ Holanda nuk mund të mbylli sytë, Shqipëria eksporton kriminalitet

22:30, 18/04/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se votimi i Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë është bërë nga të gjitha partitë, jo vetëm disa.

Më tej Brumçi deklaroi se është kohë e humbur të merresh me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili ia hedh fajin Holandës dhe opozitës. Sipas tij është një vend strikt, i cili nuk mund të mbylli një sy përball Shqipërisë që eksporton kriminalitet.

“Holanda është një vend serioz, kanë votuar të gjitha partitë, kanë votuar 108 deputetë. nuk kemi të bëjmë vetëm me partitë ekstreme. Është kohë e humbur të merresh me deklaratat e Edi Ramës, i cili ia hedhë fajin Holandës dhe opozitës.

Holanda në të gjithë këto vite që zgjerohet BE-ja, është vend strikt, nuk mund të mbylli një sy përball Shqipërisë, një vend që eksporton kriminalitet, nuk është si Greqia që vendosi veto për Maqedoninë.

Është vend strikt por i ndershëm. Është një vend themelues i BE-së. Kemi 33 faqe debat nga deputetët holandez, e keni të publikuar në faqen zyrtare të parlamentit holandez.

Shqipëria u kthye në vendin më të madh azil kërkues ashtu si Afganistani, Iraku, Siria. Madje në Francë u bë problem braktisja e fëmijëve. Gjithashtu dhe droga,-” shpjegoi Bumçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco