Deklarata e fortë e ish-drejtorit të Policisë: Deputetët kanë sjellë para të kriminelëve

Deklarata e fortë e ish-drejtorit të Policisë: Deputetët kanë sjellë para të kriminelëve

22:22, 18/04/2019

E ftuar në “Opinion”, zv/ministrja e brendshme Rovena Voda është shprehur se, zyrtarisht autoritetet holandeze nuk kanë sjellë asnjë shqetësim për krimin shqiptar.

Por sipas gazetares Klodiana Lala, një pjesë e zyrtarëve të policisë paguhen nga krimet e organizuara.

Ndërsa ish zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi dha detaje të rënda.

“Në Policinë e Shtetit ka persona që listat që vijnë nga Holanda dhe vende të tjera, nuk i përcjellin. Para një viti ish-ministri i Brendshëm tha se do goditen 40 grupe kriminale, këtu përfshiheshin edhe bandat ndërkombëtare. Janë listat aty me emra konkret, dhe me GPS të makinave ku kanë parkuar. Thuhet shprehimisht që kriminelët që kanë shëtitur lirshëm dhe kanë bërë para dhe kanë drejtuar grupe kriminale, i keni në parlament, keni krijuar konsorcium me deputetë kriminelë me biznesmenë kriminelë. Ka pas dhe emra deputetësh që kanë sjellë para këtej”, tha Shemsi Prençi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco