Kryemadhi: Rama, telekomandë në duart e grupeve kriminale

Kryemadhi: Rama, telekomandë në duart e grupeve kriminale

22:11, 18/04/2019
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin ‘360 gradë’ të gazetarit në ‘Ora News’, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se, grupet kriminale kanë marrë një kryeministër të cilin e kanë si telekomandë në dorën e tyre.

Sipas saj, Rama është zgjedhur kryeministër dhe qeveria e tij është zgjedhur me vota të deputetëve të cilët kanë dalë nëpërmjet krimit të organizuar.

Pjesë nga intervista e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

Do doja fillimisht të bëja një sugjerim, pasi nuk mund të themi opozita radikale, sepse po të ishte opozita radikale, sot do të ishin pushtuar me dhunë dhe me armë të gjitha institucionet e shtetit shqiptar. Sepse mund të themi që në këto 30 vitet e tranzicionit, kjo është një nga opozitat më konstruktive, sepse në çdo vend të botës nëse do të ndodhte ajo që ndodhi në Shqipëri ku ke të faktuar në Prokurori sesi transformohet, deformohet, grabitet e blihet vota me krimin e organizuar, nuk po hy fare këtu te koncesionet, mjafton të lexosh paragrafin e DASH, mjafton të lexosh ‘Reporterët pa Kufij’, EUROPOL-in, do të kishte shpërthyer. Ne shohim se si në Francë studentët thyejnë çdo gjë për një kartë studenti. Shohim sesi ‘Jelekët e verdhë’ dogjën Parisin për 20 cent litrin e naftës dhe në çdo vend të botës nuk do të kishte qëndruar një sekondë kryeministër në këmbë nëse do të deklarohej se ai është zgjedhur kryeministër dhe qeveria e tij është zgjedhur me vota të deputetëve të cilët kanë dalë nëpërmjet krimit të organizuar. Kështu që do të mendoja që fjala ‘radikale’ nuk ka të bëjë fare me këtë opozitë, por përkundrazi është një nga opozitat më konstruktive dhe një nga debatet dhe përplasjet më të mëdha që ne kemi sot me qytetarët është pse ne nuk jemi radikalë.

Por, nuk përjashtohet në të ardhmen që opozita të redikalizohet znj. Kryemadhi apo jo?

Djegia e mandateve që ne kemi shumë kohë që e diskutojmë kanë qenë si pasojë e paralajmërimeve të herëpashershme të bëra nga opozita për kapjen e shtetit, për reformën në drejtësi, ekonominë e kapur nga krimi i organizuar, oligarkët që janë kthyer tashmë në lavariçe të krimit të organizuar e shumë e shumë gjëra të tjera. Dhe çfarë ndodh? Ndodh që automatikisht ne sot po shkojmë drejt një shteti autokratik, por autokratik jo për shkak të një ideologjie, pasi kemi një kryeministër që përfaqëson grupet kriminale. Pra, shkatërrimi i gjithë institucioneve të shtetit në Shqipëria nuk ka ardhur si rezultat i ideologjisë komuniste apo fashiste, por si rezultat i ideologjisë kriminale. Pra, grupet kriminale kanë marrë një kryeministër të cilin e kanë si telekomandë në dorën e tyre. Ardhja me populizëm në pushet, siç erdhi në 2013-n për hir të së vërtetës, ku edhe ne u përdorëm në kuptimin e marrjes së pushtetit dhe fuqizimin e pasurimin e grupit të Rilindjes, më pas vendosja e rrëmbimit të institucioneve, Parlamenti, qeveria, media e më pas ekonomia dhe kapja e drejtësisë. Si erdhi kapja e drejtësisë? Kapja e drejtësisë bëhet me reformë dhe faktikisht Reforma në Drejtësi me një populizëm, duke thënë të korruptuar, kriminalë.

A e ndihmuat për këtë?

Jo ne nuk e ndihmuam, ne besuam sepse garant për Reformën në Drejtësi hynë dy partnerët, SHBA-ja dhe BE-ja. Nuk mund të them që gënjeu Kryeministri, por mund të them që krimi i organizuar është shumë më i fortë se sa grupimet politike për shumë arsye, sepse njerëzit janë shumë më të dobët përpara një krimineli.

Edhe më shumë se partnerët ndërkombëtarë?

Partnerët ndërkombëtarë janë tranzitore për hir të së vërtetës, sepse ne fatkeqësinë tonë e kemi herë pas here, siç kemi pasur benefitet kur kemi pasur përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët kanë qenë me integritet dhe kanë shpëtuar Shqipërinë në momente shumë të vështira. Po ashtu kalojnë dhe burokratë të sipërfaqshëm, të cilët për hir të një show televiziv apo për hir të një afere shumë tangentale financiare, mund të mbyllin sytë për gjëra të tjera. Unë do t’ju kujtoj vetëm diçka. Është sondazhi me qytetarët, të cilin e ka bërë vetë fondacioni “Për shoqërinë e hapur”, pra fondacioni Soros, që ka qenë një ndër indiciatorët e Reformës në Drejtësi. Thotë: “A mendoni se jeni të informuar sa duhet për procesin e Vettingut?” Ne nuk mund të themi që shqiptarët nuk e kuptojnë Vettingun dhe është gati 66% që shqiptarëve janë të informuar për Vettingun. “A e kuptoni ju?”, dhe prapë 85% e shqiptarëve përsëri e kuptojnë se çfarë do të thotë Vetting. “A e keni ndjekur procesin dhe a e besoni?”, e kanë ndjekur procesin, 36% e tyre besojnë, dhe 63% e tyre nuk e besojnë. “A mendoni se Vettingu do ta pastrojë vërtetë sistemin e drejtësisë?”, 37% e besojnë. Pra këta që thoshin se 96% e shqiptarëve duan reformë në drejtësi, këta sot nuk kanë përgjigje. Mos kujtoni se Hitleri dhe Mussolini kanë ardhur si diktatorë. Përkundrazi, kanë ardhur me populizëm, kanë ardhur me ide për të ndryshuar botën, për pastrimin e racës dhe pastaj sollën atë që sollën apo Chavezi në Venezuelë e kështu me radhë. Tani kemi Chavezin tonë këtu dhe kemi këtë tjetrin por që ka një ndryshim, kush është ndryshimi? Ndryshimi është që asnjëri nga këta qoftë Hitleri apo qoftë Musolini apo qoftë Chavezi përfaqësojnë ideologji komuniste apo ideologjitë fashiste, ky nuk përfaqëson asnjë lloj ideologjie sepse komunistët e vërtetë i ke në shesh, socialistët e vërtetë i ke në shesh, demokratët i ke në shesh, antikomunistët i ke në shesh, aty i ke, aty e ke dhe komunistin e viteve 80.

Unë e mendoj që opozita është radikale në të gjitha veprimet që ka ndërmarrë deri tani, dhe kur thoni që ka njerëz që na kërkojnë të jemi edhe më radikalë, çfarë do të thotë të jesh edhe më radikal, do të thotë që të marrësh armët pastaj?

Radikalizimi i njerëzve është që kërkojnë marrjen e godinave dhe rrëzimin e institucionit të Edi Ramës, një nga problemet më të mëdha që kemi ne në protesta është se energjitë tona më të mëdha nuk shkojnë për të sjellë njerëzit, nëse më përpara ka qenë problem për të sjellë njerëzit nëpër protesta apo mitingje qoftë nga ne apo dhe PD e PS kjo tashmë ka ikur, problemi më i madh tani i joni është për të përmbajtur njerëzit. Njerëzit janë aq të inatosur, janë aq të zemëruar saqë mendojnë që inatin e tyre mund ta nxjerrin duke rrëmbyer një godinë dhe duke e djegur atë por nuk është ky problemi sepse edhe po e morën godinën edhe po e dogjën, nuk ke djegur fenomenin sepse është tjetër koncepti dhe botëkuptimi i asaj çka ne përfaqësojmë.

Ju i keni përmbajtur protestuesit për mos të kryer veprime radikale?

Sigurisht që i kemi përmbajtur por mos të harrojmë që nuk është e kollajshme për të përmbajtur një grup aq të madh por secila parti politike është munduar të menaxhojë situatën më mbështetësit e asaj por mos të harrojmë që ka dhe shumë qytetarë që nuk vijnë për asnjë parti politike sepse sado që të jetë partitë politike maksimumi të 10 000 veta mund të sjellin, të jemi të sinqertë, pjesa tjetër është komplet njerëz që e ndjejnë veten të lënë mënjanë, të izoluar, të intimiduar, të dëshpëruar po themi por edhe të shfrytëzuar dhe i ke në shesh edhe në protestë por ajo që ne mendojmë dhe që është e vështirë është përmbajtja e njerëzve, kemi arritur deri tani për ta përmbajt, nuk po të përmban policia 5 punonjës gardhi që gjuajnë dhe gjuajnë me gaz lotsjellës që nga frika qëllojnë qytetarët me gaz lotsjellës, qëllojnë gazetarët. Çdo t’i bënin gazetarët policisë që i lagte me solucion kimik, jo më të përmbash një grup aq të madh, me gjithë atë ajo që unë dua të them është që fjala radikale ka të bëjë me radikalizimin anti-njerëzor të Edi Ramës për popullin dhe qytetarët e tij.

Cila është mënyra për t’i dhënë një tre dimensionalitet goditës kësaj qeverie?

E para një herë qeveria aktuale mjafton të shikosh pëllitjen e Ramës në Parlament dhe fyerjet denigruese që bën ndaj një femre dhe po të shikosh mënyrën dhe zhargonin vulgar që ai përdor edhe me shërbëtorët e tij tregon që nuk është mirë, tregon që ai e di shumë mirë se çfarë do të thotë opozitë e rrugës dhe pavarësisht se ai e përdor dhe mendon që fjala e rrugës është një fjalë intimiduese, ai harron që fjala rrugë është jetë sepse pa rrugë njerëzit nuk kanë ku të ecin. Në një jetë politikë ndërtohen rrugët e zgjidhjeve, ndërtohet rrugët e zhvillimit ekonomik, në një jetë zhvillimore ndërtohen dhe zhvillohen rrugët, rrugët janë instrumente të daljes nga kriza, të ndërtimit të vendit dhe shumë e shumë zgjidhje të tjera, merreni nëse doni në konotacionin virtual ose në atë fizik, pra pa rrugë nuk ka zhvillim, kështu që fjala opozitë e rrugës nuk na impresionon. Ka qenë dhe një këngë shumë e bukur, “Ushtari i Rrugës”. Madje ai që këndon këngën prandaj po them që nga ushtar i rrugës u bë ministër, por ngaqë është në presion nga njëherë gjen sinonimet e gabuara. Me gjithë atë unë nuk mendoj se ky është problemi ynë, problemi ynë më i madh është si do të nxjerrim sot Shqipërinë nga kriza institucionale, politike, ekonomike, shoqërore dhe sociale dhe kjo është një nga arsyet kryesore që ne si opozitë kemi ndjekur hapa shumë të kujdesshëm dhe nuk mund të them të ngadaltë, por ne kemi hedhur hapa shpejt dhe me kujdes, pse e themi këtë? E themi këtë që të mos harrojmë se nuk kemi përballë një lider politik, një lider që mund të themi që për hir të shumë arsyeve të ndryshme në të gjithë periudhën e tranzicionit kemi kaluar kryeministria të ndryshëm, nga i pari deri tek i fundit, nga tek qeveria e Ylli Bufit dhe deri sot.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco