Basha me deklaratë të fortë: 'Çdo shqiptar tani është në betejë me pushtetin kriminal të Ramës'.

Basha me deklaratë të fortë: 'Çdo shqiptar tani është në betejë me pushtetin kriminal të Ramës'.

19:11, 18/04/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, ndërsa foli pas Këshillit Kombëtar, tha se “çdo shqiptar sot është në betejë me pushtetin kriminal të ngritur nga Edi Rama”

Basha tha ndër të tjera se; “Rama dhe njerëzit e tij janë fajtorë sot pse Shqipëria lëngon, për shkatërrimin e banesave te Unaza dhe Bregu i Lumit, për mbylljen e bizneseve, për çuarjen e fermerëve në falimentim, për studentët që janë sot në situatë emergjente, për pensionistët që me pensionet që marrin nuk kalojnë dot as gjysmën e muajit.’

“Çdo shqiptar është në betejë me pushtetin kriminal të ngritur nga Edi Rama. Kjo është një qeveri e dalë nga krimi. Duhet ta çlirojmë këtë qeveri të dalë nga krimi, këtë ekonomi që është bërë palë me krimin. Shembja e shtëpive në kundërshtim me ligjin e Kushtetutën, mbyllja e bizneseve, çuarja e fermerëve në dëshpërim, shpërfillja totale e studentëve, çuarja e pensionistëve në kufijtë e ekzistencës janë pasoja të shkatërrimit të besimit të demokracisë. Do luftojmë për të zhbërë këto probleme të krijojmë kushte përmes lirisë, barazisë para ligjit, që çdokush të ketë liri dhe barazi në Shqipëri për veten dhe komunitetin.”, tha Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco