Burracaku që sot u bë deputet, ç'i premtoi një muaj më parë Zef Shtjefni në zyrë Bashës

Burracaku që sot u bë deputet, ç'i premtoi një muaj më parë Zef Shtjefni në zyrë Bashës

18:36, 18/04/2019

Zef Shtjefni mori sot mandatin e djegur të opozitës në emër të Partisë Ora e Shqipërisë, por turpi i një burracaku që do ta shoqërojë në vazhdim do të jetë e vetmja vulë që do ta identifikojë kudo që do të shkojë.

Kjo pasi vetëm një burracak si ai mund ta hajë turpin me bukë brenda një kohe të shkurtër, duke ç’nderuar edhe atë që njihet si zakoni e besës te veriorët.

Për të kuptuar damkën e turpit që i ka vendosur vetes, mjafton të rithehemi pas për të parë se çfarë ka shkruar jo më larg se një muaj më parë.

Pikërisht më 16 mars 2019, kur sapo kishte dalë nga zyra e Lulzim Bashës në PD dhe ku e quante në një postim në facebook qeverinë Rama, si qeverinë e bërë njësh me krim dhe  

“Zyra e Shtypit të Partisë Ora të Shqipërisë sqaron të gjithë miqtë dhe përkrahësit tanë që na kanë shkruar këto ditë për mandatet që ka dorëzuar opozita.

Dua t’ju bëj me dije se kryetari i Partisë ‘Ora e Shqipërisë’, Zef Shtjefni ka hequr dorë nga mandati që javën e kaluar në takimin me kryetarin e Partisë Demkratike Lulzim Basha në zyrën e tij!

Prandaj  nuk do të pranojmë kurrë një mandat të tillë që bie ndesh me opozitën e bashkuar dhe me interesat e shqiptarëve.

Partia ‘Ora e Shqipërisë’ përkrah protestat e organizuara nga PD dhe nga opozita dhe do jemi në shesh dhe kudo që do të ketë protesta deri në largimin e kësaj qeverie të bërë njësh me krimin. Zyra e POSH në Tiranë. “

Se çfarë e ka shtyrë Zef Shtjefnin ta hajë turpin me bukën dhe të shkelë mbi fjalët e tij, kjo mbetet për tu parë, në mos tashmë është e kuptueshme, ashtu si shumë kolegë të tij të cilët tashmë janë demaskuar në përdorjen e tyre nga Rama.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni21/04/2019 17:35

KTA !prel, donik, llesh dhe tjere do i perdor edini i krstaqit si enveri i partis punes,ka me ua shkarkuar gjitha pergjigjesit ,hde ka me than se ja kta merditoret dhe pukjanet e kan pas fain. si me gjeneral gjinin dikur qe dikush duhet me ju a treguar?

ervin20/04/2019 22:06

me mire pak e sak. Le te shporren te gjithe renegatet , patozet e rudinat qe shkelin mbi nje bese politike e per me teper mbi dtandartet demokratike. Edhe mbi ta do te bjere dora e autoritarizmit putinian qe Rama po instalon. Felliqesirat

mjet20/04/2019 09:48

Ai nuk ka tradhetue, ai ka respektue Pabesine qe e ka bash mjet!

Tajari18/04/2019 21:13

Mos e paragjykoni...nga halli e ka ber i ziu,do ket ngren ndonje lug corb dhe e kan detyruar..pun sigurimsash..

Besniku18/04/2019 20:05

Se mos u dha Lul Basha ndonjë lek këtyre fëlliqsirave që ti qëndronin besnik. Edvin Rama u jep 300.000 euro në dorë, kash. O Lul, të dhjefsha listat, Pastaj kur uli brekët edhe Erion Piciri, "fillozofi" i lirisë, nuk egziston më besa e feja.

Derrua i librazhdit18/04/2019 19:53

Po keta kane kohe qe shkelin mbi gjakun e franceskaeve te vrare nga regjimi komunist.Te jeshe katolik dhe komunist nuk shkon po qe jane burra pa bythe kjo dihet

Daj Jaku18/04/2019 19:53

Me këta "kaqolikë" të shtrembët do bëhet Shqipëria? Udhëheqësi i ndritur i konservatorëve,Gjuzi Kujtimi i fundit deklaronte se ka ardh koha e katolikve në Shqipëri. E kishte fjalën për Sandër Llesh leshin, Arta Markun, Donika Prelën, Zef Shtefin dhe sorollopin e tyre të fëlliqur.

Toni18/04/2019 19:38

Pa besija ka qen mjetjetese per kto, jan me sandrin, dje kishin ,,, litarin ne brez dhe pushken ne krah! Sot ! Dje dhe ne vazhdim do jen te pa bes.sic ishin ne kohen e partis punes?.ku vran dhe tradhtuan vllezrit , dhe jo ma partin.!

Shto koment

Denonco