Reagon deputetja holandeze: Taulant Balla gënjen, nuk e njoh Lulzim Bashën

Reagon deputetja holandeze: Taulant Balla gënjen, nuk e njoh Lulzim Bashën

17:09, 18/04/2019
A+ Aa A-

Në përpjekje për të minimizuar dëmin ndaj reputacionit të qeverisë dhe të vendit, të shkaktuar nga vendimi i Parlamentit holandez, që i kërkoi qeverisë holandeze të kërkojë nisjen e procedurës për kthimin e vizave për shqiptarët, qeveria e Kryeministrit Rama filloi dje një sulm të drejtpërdrejtë ndaj njërës nga katër deputetët që propozuan mocionin, kristian-demokrates Madeleine van Toorenburg.

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, u shpreh se, Van Toorenburg ishte “mikeshë e ngushtë e Lulzim Bashës. Populistët përdorin çdo mjet për të denigruar kombin shqiptar. Basha lobon për këtë në Holandë”.

Portali Exit.al ka kontaktuar me deputeten holandeze Van Toorenburg dhe e pyeti nëse pretendimi i qeverisë shqiptare se ajo ishte mikeshë e Lulzim Bashës është i vërtetë?

Në përgjigjen e saj, Van Toorenburg shprehet:

“Unë nuk jam lobiste dhe as që i njoh fare këta persona. Kjo më shumë flet për Shqipërinë se sa për mua. Policia dhe zyra e prokurorisë kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për të patur një panoramë më të mirë për ata që vijnë nga Shqipëria, sepse ata tani përballen vazhdimisht me njerëz që kryejnë krime ose hipin nëpër kamionë, të cilët kur ndalohen thonë se janë thjesht turistë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 18/04/2019 17:55

Si eshte e mundur qe kjo plere pa vlera njerzore fare, qe ka lidhje me kriminel ordiner, ti jepet kaq rendesi. Po jetojm kohen e llumit, e ordinerve, e kurvave, bytheqimve, e bandave , harbbuteve. Europa duhet ta leri kete vende te mbytet ne llumin e vet.

Gramoz18/04/2019 17:22

Se mos e ka per here te pare Tualeti qe genjen! Tualeti nari librazhdit eshte perserites dhe i denuar me vendim gjykate te formes se prere si shpifes me pagese per llogari te Ridhjerjes. Keshtu pra, se genjeu nje here me shume, ka marre dhe nje levdate me shume nga kryezorraxhiu, vetem surratin tja shofesh si e ka bo ke foto, tamom si bytha Lemes.

Shto koment

Denonco