'Më kafshoi gjarpëri, ngordhi gjarpëri' (Iriqi bisedon me Ben Blushin)

'Më kafshoi gjarpëri, ngordhi gjarpëri' (Iriqi bisedon me Ben Blushin)

16:55, 18/04/2019
A+ Aa A-

Iriqi:-Si ndjehesh në Top-Channel?

Blushi:-Si në shtëpinë time. Punoj për vete. Bëj lajme si të më dojë kokrra e qejfit.

Iriqi:-Po pronarja? Blushi:-Ajo ha përshesh. I lavdëroj flokët në mëngjes dhe këpucët në darkë. Kaq do dhe qesh papushim. Si Nikolla,por femër. Edhe te KJ i thoja Nikos sa bukur të rrinë flokët e në gazetë kryeja punët e mija.

Iriqi:-Vije gjoba?

Blushi:-Ky term nuk ekziston tek ne. Mjafton një fake te lajmet e nuk rreshtin ofertat. Atyre që nuk u bën përshtypje ua bëjmë si filmi “100 vitrinat.”

Iriqi:-Si?

Blushi:-Transmtojmë fake news me seri. Si pika e ujit mbi gur.

Iriqi:-Po Rama ndërhyn?

Blushi:-Ai ndërhyri që më bëri drejtor. Tani di vetë si ta gropos Topin.

Iriqi:-Ta groposësh?

Blushi:-Unë varrmihës jam. E ke dëgjuar “SHOQËRIA FUNERALE BLUSHI”? Futa në dhé KJ,groposa Nanon,pastaj Ben Malaj,Kaç Islamin,Bellon,Harasanin. Ku i ke ata? Mbulova me dhé partinë “Libra”. Tani Topit po ia fus me top.

Iriqi:-Po pakësohen shikuesit?

Blushi:-Kontribuesit. Ne jemi barometri i buxhetit. Sa më shumë varfërohet ai aq më në koma jemi.

Iriqi:-Pra na ishte njëherë Top-Channel?

Blushi:-Edhe Klan.

Iriqi:-Si?

Blushi:-Do i kërkoj Ramës të më cojë drejtor te Klani dhe...vate Sandri. Të pres? ngushëllime. Jam i hidhët,shumë i hidhët. Më kafshoi një gjarpër në Dardhë dhe...

Iriqi:-Çfarë?

Blushi:-Ngordhi gjarpëri. Hahahaha!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak18/04/2019 20:31

Ku ka shkuar puna në Shqipëri sa kameleonët politikë të quhen "hasete" !!!!!!!!

Saemira18/04/2019 17:56

Nuk e meriton Blushi, nje satirizim te tille. Ka shume me keq se ai! Njerezit e mencur jane pak ne kete vend. Duhen ( i duam ose jo) konsideruar aset! Saemira

Shto koment

Denonco