Drejtoritë e Shkodrës në varësi të Lezhës! Paralajmëron Ademi: Tërhiqu sa je në kohë

Drejtoritë e Shkodrës në varësi të Lezhës! Paralajmëron Ademi: Tërhiqu sa je në kohë

19:36, 17/04/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi akuzon kryeministrin Rama se po hakmerret me Shkodrën. Ajo thotë se pasi largoi dy drejtori të rëndësishme nga Shkodra, Arkivat dhe Ujërat, tashmë do të largojë edhe Drejtorinë Arsimore Rajonale, e cila, do të kalojë në varësi të Lezhës.

Ademi i kërkon ministres Shahini e Kryeministrit Rama të tërhiqen sa nuk janë vonë.

Postimi i plotë:

Nuk kam pritur asnjëherë lajme të mira për Shkodrën nga kjo qeveri. Edhe sot, erdhi një tjetër lajm i keq, i shëmtuar, në kufijtë e të pabesueshmes. Shkodra nuk do të ketë më Drejtori Arsimore Rajonale por do të jetë në varësi të Lezhës, ku do të ketë qendrën një nga katër Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar.

Së pari flas si ish- pedagoge, atëherë si qytetare e Shkodrës por edhe kryetare e Bashkisë. Kjo qeveri, ky kryeministër, merr përsipër të tejkalojë edhe diktatorin komunist për 45 vite. Edhe pse Shkodra e shkodranët përjetuan persekucionin më të egër në vend, Instituti i Lartë Pedagogjik ishte më cilësori në vend, duke i dhënë arsimit shqiptar mijëra mësimdhënës që u shquan me kontributin e tyre anëkend Shqipërisë.

E sot, kur Shkodra ka një universitet, Edi Rama po i heq Drejtorinë Arsimore Rajonale, duke e kthyer në një zyrë, si ato që sot janë në Pukë e Malësi të Madhe, në varësi të DAR Shkodër.

Unë nuk dua ta shikoj thjesht si çështje krenarie por e cënimit të mundësisë për zhvillim largimin e DAR nga Shkodra. Aq më shumë, kur kjo çmenduri e qeverisë aktuale (sepse nuk mund ti gjej emër tjetër), vjen pasi u larguan edhe dy drejtori të tjera të rëndësishme si ajo e Arkivave dhe e Ujrave.

Një logjikë normale njerëzore, nuk gjen një arsye, një motiv që të justifikojë këtë veprim të qeverisë. As edhe hakmarrja, përmes të cilës po e trajton Shkodrën prej 6 vitesh ky kryeministër, nuk mund të jetë motiv.

Sa nuk është vonë, i bëj thirrje publike Ministrisë së Arsimit, ministres Shahini dhe vetë kryeministrit Rama: Tërhiquni sa jeni në kohë! Tërhiquni sepse do të ndjeheni të turpëruar përjetë jo vetëm përballë Shkodrës e shkodranëve por edhe Shqipërisë e shqiptarëve kudo ku janë.

E në fund, dua t’u kujtoj se nuk mund ta gjunjëzoni Shkodrën! Nuk ia doli komunizimi me diktatorin Enver Hoxha, e nuk do t’ia dalë as neokomunizmi i ditëve të sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo19/04/2019 08:40

E nderuar Ademi !Kete e ben sepse ps nuk ka shans te fitoj ne djepin e demokracise, Shkoder ,po keshtu ne Lezhe do te kandidoje ndreu dhe per te bere emrimet e kuadrove per ne Shkoder do te kete ai, dhe kjo do te bej qe te rrise elektoratin ne shkoder, ashtu sic po ben per te futur ne parlament lloj qyrrashi qe te vijne ndot te hapesh televizorin Shkodra eshte djepi i demokracise dhe i burrerise nuk duhet te bien preh e provokimeve te ketyre palacove qe cfare nuk bejne per vete

Shkodran 17/04/2019 23:24

Ne kerkonim SHKODRA REPUBLIKE ne vitin 1990!? Me duket se tash po afron ajo dite,fale neperkembjes qe I bahet ketij qyteti nga junta e gjeraleve!

shaban memia17/04/2019 22:36

shkodra e ka fuqine ta kundershtoje kete akt zagaresh.edi rama mund te beje cdo poshtersi kunder shkodraneve,por edhe shkodra e ka takatin ta ngreje zgupthi ate halabak.mos u dorzo shkoderloce

Shto koment

Denonco