Harrojeni Ralf Gjonin/ Një tjetër delirant që kërkonte djegien e mandateve bëhet deputet

Harrojeni Ralf Gjonin/ Një tjetër delirant që kërkonte djegien e mandateve bëhet deputet

13:16, 17/04/2019

Parlamenti i Shqipërisë përditë po i shtohen deputetët e emëruar.

Por nëse Ralf Gjoni bëri bujë me qëndrimet e tij të luhatura, një tjetër kandidat për deputet me të njëjtën të shkuar është duke u futur në parlament.

Sot Erion Piciri, një tjetër kandidat për deputet ka dorëzuar formularin në KQZ për të pranuar mandatin.

Piciri ka dalë nga lista e PD-së në Tiranë para 1 muaji shkruante se ishte dakord me opozitën për djegin e mandateve.

Image

Duket se që prej asaj kohe, shumë ujëra kanë rrjedhur dhe Piciri sot ka vendosur të pranojë mandatin e deputetit.

Erion Piciri pretendon që po bëhet deputet që të rrëzojë sistemin, por nga ana tjetër është i njëjti njeri që i dërgon mesazhe pa fund kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për ti rujtur pronën dhe ti japë leje ndërtimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EC17/04/2019 16:07

E pati një të mirë kjo punë: së paku po merret vesh se kush janë "radikalët" me llafe të djathta e punë të mëngjëra. PD-ja ka rastin t'u heqë vizën një herë e përgjithmonë e të bjerë rehat prej tyre (duke përjashtuar kryetarët e partive të koalicionit, që duhet t'i heqin njerëzit e vet dhe jo PD-ja). Nga ana tjetër, kurrfarë "piciri" s'i gjen as PD-në e as opozitën nga ky farë malli, sepse gjithsesi shokët e Partisë e të Qivërrisë nuk e plotësojnë dot numrin e deputetëve vetëm me "opozitën që duam". Parlamenti i Ripjelljes, pra, nuk ka nga t'i pjellë 140 deputetë.

Syripiknetisti17/04/2019 15:29

Interesant! Erjon Piciri, ky investim i fuqishem i Syri.net!!! Investimet ne burimet njerzore te Syri.net te Çim (iriq) Pekes konkurojne edhe UET e Henri (neim) Çilit!!!

ai shoku17/04/2019 15:00

shikoje nga mbiemri dhe do ta kuptosh cfare ka hequr i ziu

Ardi17/04/2019 14:53

Haha PD po heq Picirin...v..k

Skrapari17/04/2019 14:50

Ne kete rast fajin e ka miku im Lul Basha. Ka plot mekanizma per te perzgjedhur njerezit e duhur vec asaj qe sugjerohet se do te behet ne te ardhmen.

I deleguari17/04/2019 14:41

Mos u cudisni. Per ta perkufizuar me sa me pak fjale: “ ky, Erion Piciri eshte asgje me shume se nje monster” kur “syri.net” shkroi para Afro 1-2 muajsh,se ky monster nuk pranoi mandatin, kam bere kete moment:”nga ferra vogel, del lepri I madh”,por koha provoi se lepur jo e jo , pa lere per të madh, doli nje spurdhjak i ndyre! Kujdes PD!!!

Ajo17/04/2019 14:17

Deri me sot, logjika e fakteve dhe intuita ime per te perceptuar karakterin e njerezve nuk me ka zhgenjyer. Dikur, kur shumica e shqiptareve” mahniteshin” me kryetarin e ri te bashkise se Tiranes, Edi Ramen, une nuk pata asnje iluzion. Qe ne fillimet e tij ne politike, Rama ishte po ky qe eshte sot, por me shume me pak pushtet. Sot e pranoj se paskam gabuar shume rende teksa ne kohen e cadres se PD-se dhe gjate periudhes se zgjedhjeve per kryetar te PD-se, kam shpresuar qe njerez si Piciri ishin pikerisht ata qe i duheshin PD-se per kapercyer sfidat e te ardhmes. Kam gabuar rende. Nuk e kuptoj se si nje njeri me intelekt dhe formim te plote akademik ne fushen e politikes si Piciri te bjere kaq poshte! A nuk i vjen turp nga vetja? A nuk e kupton se dogji karrieren e tij dhe i vuri vetes nje njolle qe nuk do mund ta shlyeje kurre prej vetes? Gabime ne politike ben kushdo, por devijime te tilla te karakterit jane te patolerueshme. Te paret qe e perbuzin sot, por edhe ne te ardhmen, jane pikerisht ata, Edi Rama dhe kupola e kriminalizuar e PS-se, te cileve Picari u shiti dinjitetin e tij. Pasi ta kene perdorur ( besoj se per nje kohe tejet te shkurter ) emri i Picirit do harrohet pergjithmone. Ose do sherbeje vetem per te treguar se analizat politike, te mencura dhe nje shkollim adeguat nuk jane asgje, nese veprimet konkrete te nje personi jane ne kontradikte plote me ate c’ka predikojne.

krasasi tp17/04/2019 14:04

Erion Piciri eshte Doktor Shkencash.Kerkoj te kandidonte ne zgjedhjet per Kryetar te Partise Demokratike, por u terhoqe pasi i konsideroj farse.Nuk u perfshi ne listen per deputet te PD ngaqe nuk kishte njohje me kunatin.Nese ka prone dhe i kerkon leje ndertimi Erion Velise per ta zhvilluar pasurine e tij, mire ben.Nese ska prone e rremben pronen e tjetrit me falsitete dhe i serviloset Erion Velise per leje ndertimi ,kini te drejte.Por te meresh me Erion Picirin dhe te harrosh per nje kohe te gjate te meresh me Erion Velin nuk shkon.

Niku17/04/2019 13:55

Car behet keshtu o Zot , sa bythlepiresa paskemi qene si popull , po te gjithe keta qe deri dje flisnin dhe mbeshtesnin djegjen e mandatit po turen turavrap te perfitojne nga nje cope nga pushteti qe te jep qenia deputet . O Zot na thuaj kujt ti besojme .

Loran shehu17/04/2019 13:32

???????????? po ca jan kta anonima mor aman ????

Shto koment