Përçahet PS-ja, gati krijimi i partisë së re?

Përçahet PS-ja, gati krijimi i partisë së re?

22:53, 16/04/2019
A+ Aa A-

Ish deputetja, një ndër emrat më të njohur të Partisë Socialiste gjatë tranzicionit, Arta Dade, në një intervistë në Ora News, foli për nevojën që ka Shqipëria për krijimin e një lëvizje brenda PS-së, që do të mendojë për interesat e Shqipërisë.   

“Në konceptin tim e kam konsideruar veten time lidere. Sipas konceptit tim në Shqipëri mungojnë liderët. Kemi të bëjmë vetëm me drejtues të partive politike. Dikur PS mendonte se mund të sakrifikonte pushtetin për të bërë shtetin, ndërsa tani forcat politike kërkojnë të sakrifikojnë shtetin për të mbajtur me thonj pushtetin, ose për të ardhur me rrugë të gabuara drejt pushtetit. Besoj se për sa kohë mungon vullneti politik dhe këtu dua të inkurajoj kolegët e mi që ndodhen në grupin e mazhorancës, zërat nuk kanë munguar. Kujtoj Bushatin që bëri thirrje për dialog. Ne duhet ta gjejmë forcën që të mendojmë për interesa madhore të Shqipërisë”, është shprehur Dade.

Me pak fjalë, përveç zemëratës në popull, keqqeverisja e Rilindjes ka ngjallur pakënaqësi edhe brenda socialistëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco