Kaba: Bijtë e atyre që hodhën në erë ‘Notre Dame’ shqiptar, qajnë për ‘Notre Dame’ të Parisit

Kaba: Bijtë e atyre që hodhën në erë ‘Notre Dame’ shqiptar, qajnë për ‘Notre Dame’ të Parisit

10:06, 16/04/2019

Gazetari Dritan Kaba ka reaguar me një shenim në faqen tij në facebook pas djegjes së Katedrales Notre Dame në Paris duke bërë një retrospektivë dhe një homazh të Ksihes shqiptare të Vaut të Dejës, një momument qindra vjeçar që u hodhën në erë me dinamit nga regjimi komunist.

“Një pamje nga Notre Dame shqiptar. Këtë e hodhen në erë vetë me dinamit etërit e atyre qe sot po “qajnë” për Notre Dame në Paris”, shkruan gazetari.

Ja postimi i tij i plotë:

KUJTONI NOTRE DAME SHQIPTAR

Nje pamje nga Notre Dame shqiptar. Ketë e hodhën në erë vetë me dinamit etërit e atyre që sot po “qajnë” për Notre Dame në Paris.
Kisha e Vaut të Dejës qindra vjeçare,, aty ku u kurorëzua edhe Skenderbeu.

Po nuk është vetëm kaq por përditë po shkatërrohen me eskavatore dhe po betonizohen vlera të njerezimit edhe shumë me të lashta se Notre Dame. Kesaj barbarie ketu i thonë zhvillim rilindas. Qani dhe kujisni pak edhe për to!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment