Lum kokaine drejt Shqipërisë, ish-ministri: Nuk bëhet pa garanci shtetërore

Lum kokaine drejt Shqipërisë, ish-ministri: Nuk bëhet pa garanci shtetërore

09:43, 16/04/2019

Brenda pak ditëve në Maltë u kapën nga autoritet vendase 2 ngarkesa të mëdha me kokaina, shumica e destinuar për në portin e Durrësit në Shqipëri. Sot ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur për ngarkesën e fundit prej 91 kg kokainë e paketuar në 76 paketa dhe që në treg do arrinte vlerën e rreth 10.3 milionë eurove shumica e të cilës do të pritej në Shqipëri.

“Importi i sasive të tilla të kokainës, nuk bëhet pa garanci shtetërore”, shkruan Manjani mes të tjerave.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Droga vazhdon…
Nga 3 kontenierë me kokainë që kapën autoritetet Malteze, 2 paskan patur destinacion Durrësin.

Vazhdon trafiku i drogës si n’top t’karadakut! Nuk kanë ndërmend të tërhiqen megjithë zhurmën e shamatanë që bëhet në këtë vend…

Ndërkohë qeveria thotë: “ska drogë”; “Trafiku u luftua”; “mor goditje të rëndë”, e të tjera broçkulla si këto.

“Importi” e sasive të tilla të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore.

Të paktën këtë radhë nuk thanë se “droga që kapi Malta u bë në bashkëpunim me policinë që duam…“

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi16/04/2019 09:50

Po ministrja qe shkoj ne malt, per cfare shkoj ? Akoma diskutoni drogen? Keto qe kapen jane maja e asbergut. Tashme ne jemi kolumbi, palermo

Shto koment