'As Toto Riina nuk është mbajtur i lidhur me pranga në spital'

'As Toto Riina nuk është mbajtur i lidhur me pranga në spital'

20:58, 15/04/2019

Rasti i Armando gecajt, 26-vjeçari i arrestuar pas protestës së opozitës ditën e shtunë dhe mbajtja e tij me pranga në spital, vijon të komentohet në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Së fundmi është ish kryeministri Sali Berisha, i cili publikon mesazhin e emigrantit digjital.

Sipas tij, as Toto Rina, bosi i mafias italiane nuk është mbajtur me pranga në shtratin e spitalit.

Postimi i plotë:

Emigranti dixhital donocon aktin shtazor te lidhjes se protestuesit ne reanimacion!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotomontazhin e tij! sb

I nderuar Doktor. Ju jeni mjek dhe e kuptoni me mirë se kushdo tjetër misionin dhe betimin ndaj profesionit. Dua të them që " kolegët " te cilët pranojnë këtë trajtim ndaj pacientit kriminel ose jo janë të pandershëm ose të friguar nga misioni i profesionit për të pranuar këtë skenë në ambientet e spitalit që mund të krahasohet me xhaminë ose kishën. Në kohën Bossi Fini doli një urdhër nga këshilli i ministrave i cili urdhëronte mjekët të denonconin pacientët klandestinë në ambjentet e spitalit por urdhëri i mjekëve dhe mjekët u çuan në protestë duke denoncuar se misioni i mjekëve është i shenjtë dhe nuk refuzon askënd për mjekim.
Këtë skenë nuk do ta gjeni ne asnjë nga vëndet e demokracisë perëndimore . As Toto Riina nuk është mbajtur me pranga i lidhur në shtratin e spitalit edhe pse i dënuar me 41 BIS

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment