Meta nga Kolegji i NATO-s: 'Ambiciet e aktorëve të tretë në Ballkan, NATO të vijojë prezencën në Kosovë'

Meta nga Kolegji i NATO-s: 'Ambiciet e aktorëve të tretë në Ballkan, NATO të vijojë prezencën në Kosovë'

20:41, 15/04/2019

Presidenti Meta, “I Ftuar Nderi”, në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, ndërsa siguroi aleatët për rolin stabilizues dhe të pazëvendësueshëm të Shqipërisë në rajon, tha ndër të tjera se:

“Ambiciet dhe “ekspansioni gjeostrategjik” në rritje i aktorëve të tretë, shtetërorë dhe joshtetërorë, në Ballkanin Perëndimor dhe më tej, mbeten rrezik potencial dhe sfidues si për vendet e rajonit tonë, ashtu edhe për vetë #NATO-n. Ndaj, ne ende çmojmë vitale rolin dhe vijimin e prezencës së NATO-s në Kosovë dhe në rajon, në dobi të paqes dhe vlerave euroatlantike. #WeAreNATO????????”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment