Arrestimi i ish-komandos për terrorizëm/ Spaho ironizon policinë: U mbars mali e polli një mi

Arrestimi i ish-komandos për terrorizëm/ Spaho ironizon policinë: U mbars mali e polli një mi

19:05, 15/04/2019

Ish-komandoja Erzen Uka është arrestaur nga specialistët e Antiterrorit, pasi dyshohet se bënte propagandë dhe stërvitje për qëllime terroriste.

29 vjeçari nga fshati Gjorm i Krujës ka qenë ushtarak me misione në Irak dhe Afganistan. Pasi është larguar nga puna, Uka u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda  përgjatë dy viteve pasi ai, kishte shfaqur pritje ekstremiste. 

Lidhur me këtë ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

“Si shumë veprime të tjera të policisë së shtetit, nga çka na ofruan si fakte, me shumë gjasa kjo do përfundojë u mbars mali e polli një mi. Policia dhe zgjatimi i saj në prokurori janë të aftë të arrestojnë protestues të pafajshëm madje ti mbajnë lidhur me pranga kur janë në spital. Policia e Leshit le të arrestojë ata që kanë grabitur katër herë paratë në Rinas, të arrestojë bandat që vrasin e presin në Shkodër, të arrestojë zarbot e pushtetarëve në Elbasan që kanë marrë peng prej vitesh këtë qytet”, shkruan Spaho në reagimin e tij.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco