Kim Mehmeti ‘mesazh’ Ramës e Lleshajt: Me polici e ushtri mbrohet shteti, jo pushteti

Kim Mehmeti ‘mesazh’ Ramës e Lleshajt: Me polici e ushtri mbrohet shteti, jo pushteti

18:40, 15/04/2019

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Kim Mehmeti, ka komentuar ngjarjet e fundit në vend, përfshirë protestën e opozitës së bashkuar të shtunën që lamë pas.

Në protestë pati të lënduar dhe 40 të arrestuar pjesëmarrës në tubim, ndërsa Mhemetit ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për përdorimin e dhunës nga policia ndaj qytetarëve.

“Si nuk u gjet një këshilltar i vetëm dashamirës i Kryeministrit të Shqipërisë që t’ia rikujtojë të vërtetën e dëshmuar gjatë shekujve se, me polici e ushtri mbrohet shtetit, e jo pushteti! Dhe se policitë e ushtritë ia kanë dalë të mbrojnë shtetin e popullin nga armiku, por jo edhe sunduesit nga populli i vet! Dhe si nuk doli një burrë i vetëm, e t’i tregojë Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë se nuk u janë ndërtuar përmendore lavdie gjeneralëve që kanë mbrojtur sunduesit nga populli i vet, por atyre që kanë mbrojtur vatan e popull nga pushtues e sundues të dhunshëm!” , shkruan Kim Mehmeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xiku15/04/2019 21:21

kujt po ja thu or lum miku,njoni mo tope se tjetri

Shto koment