Zihen dy ‘fëmijë’/ E vërteta e incidentit në Ministrinë e Jashtme

Zihen dy ‘fëmijë’/ E vërteta e incidentit në Ministrinë e Jashtme

15:43, 15/04/2019

Zbardhet e vërteta e sherrit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Ministrinë e Jashtme, ku miistri në detyrë Gent Cakaj, zhvilloi një takim me gazetarët.

Duhej të ishte një mëngjes pune, por degjeneroi në një debat verbal mes ministrit Cakaj dhe këshilltarit të tij.

Fillimisht u raportua se ishte një debat me shefin e Kabinetit, por burime nga Ministria e Jashtme kanë bërë të ditur se Cakaj është përplasur me një nga këshilltarët e tij.

Bëhet fjalë për Julian Zylajn, këshilltar i Cakaj, e me moshë të njëjtë.

‘Boll se flas unë, jam unë këtu, pastaj fol ti’, i ka thënë Cakaj këshilltarit të tij Zylaj dhe më pas ministri në detyrë i ka rënë tavolinës me grusht, për të treguar se kush është shefi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera15/04/2019 16:14

he,Cakaj,ne vend qe ta vej theksin te permbajtja,pra te problemi, e ka vu theksin,se ,asht ai i pari.

Shto koment

Denonco