Berisha: Mediat, liria e tyre në gijotinën e narkoshtetit!

Berisha: Mediat, liria e tyre në gijotinën e narkoshtetit!

15:07, 15/04/2019
A+ Aa A-

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një shenim ku bën një analizë të dhunës shterore ndaj mediave.

“Terror dhe dhunë e paparë kurrë më parë ndaj gazetarëve”.

“Terrori dhe dhuna ndaj gazetarëve nga narko qeveritarët, rrezik madhor për liritë e shqiptarëve!”, shkruan ish Kryeministri.

Ja postimi i tij i plotë:

Mediat, liria e tyre në gijotinën e narkoshtetit!

Terror dhe dhunë e paparë kurrë më parë ndaj gazetarëve.

Terrori dhe dhuna ndaj gazetarëve nga narko qeveritarët, rrezik madhor për liritë e shqiptarëve!

Të dashur miq, një valë terrori e narkoshtetit ndaj gazetarëve, e paparë kurrë më parë që nga ditet më të zeza të diktaturës, ka shpërthyer kohët e fundit ndaj gazetarëve kryesisht të kronikave të mediave por në ndonjë rast edhe drejtuesve të tyre.

Në një hark kohor tre javor në Tiranë janë goditur, rrahur nga fallanga të krimit shtetëror gjashtë gazetarë, fotoreporterë dhe drejtues të mediave, më shume se në çdo zone lufte të globit.

Kështu mund të përmendim dhunën ndaj botuesit të gazetës Koha Jonë, Nikollë Lesi, apo ndaj gazetarit të klan Plus Renaldo Salianji në komisionin e ligjeve brenda në parlament, gazetarja Doriana Bezat e Neës 24 e cila u ndalua të raportojë protestën e banorëve të Bregut të Lumit, gazetari i Neës 24 Erion Skendaj, i cili u pengua me forcë nga narkopolicia të transmetonte protestën e opozitës para parlamentit, gazetarja Eliza Gjediku e Tema TV të cilës i ra të fikët nga perdorimi i gazit lotsjelles me urdher të kriminelit Llesh Kimikut, fotoreporteri Arben Dajçi u dhunua dhe u godit në kokë gjatë protestës së të shtunës apo dhe gazetarët e Fix Fare qe u kërcënuan me jetë nga Kryebashkiaku i Pukës.

Kjo fushatë terrori e papare kryesohet nga dhuna dhe terrori i përditshëm verbal i kreut të meduzes, skizoidit Edvin Kristaq Urrejtesi ndaj gazetarëve, analisteve që transmetojnë me korrektesë kronika e realitetit të narkoshtetit kriminal dhe analistëve që guxojnë të kritikojnë aktet banditeske të qeverisë së tij.

Ky qëndrim kriminal i sfazuar dhe rrugaçëror i skizoidit Edvin Kristaq Urrejtesi frymëzon banditët, kriminelët, trafikantët me uniformë që të vërsulen si kafshë ndaj gazetarëve të rrahin, ti keqtrajtojnë, ti gjuajnë me bomba gazi helmues për shkak të detyrës fisnike, misionit të tyre për të paraqitur të vertetën.

Ndaj kesaj vale dhune shtetërore të paparë reaguan dje me një protestë një grup gazetarësh në tëresi të rinj.

Me këtë rast shpreh solidaritetin tim me të madh ndaj tyre por gjithashtu iu bej thirrje mbarë gazetarëve, analistëve, redaktorëve, kryeredaktorëve të të gjitha mediave të shkruara dhe elektronike të bashkohen në një protestë të fuqishme kundër narkoshtetit dhe të mos presin momentin kur do t’iu vije radha edhe atyre të rrihen, torturohen apo dhe me keq të blihen si plaçkë tregu.

Iu bej thirrje qytetareve të mbrojnë dhe mbështesin gazetarët dhe lirinë e fjalës dhe mediave të kërcënuara sot më shumë se kurrë.

I bej thirrje OSBE në Vjenë, Keshillit të Europës, Komisionit të Helsinkit të Kongresit të SHBA, Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentit Europian, Human Right Ëatch, Amnisty International, Reportereve pa Kufij të ndërhynë fuqishëm për ndërprerjen e kesaj stuhie terrori ndaj gazetarëve në narkoshtetin shqiptar! sb

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kujsiani i djathte 15/04/2019 15:26

Z.Berisha , nderkobetaret spo e qajne fare prapanicen , po tregojne qe shqiptaret le ta thejn qafen njeri me tjetrin, asnje reagim per gjithe kete dhune qe po behet ndaj popullit, ku jan te drejtat nderkombetare te njeriut, konventa europiane , te gjiths dolen mashrim, se qajne koken per ne fare, mjerimi per ne po vjen ,,kto europian qe ne po duam te aspirojm po na lene gradualisht ne pabesi te kthehemi ne diktatur . Vizat po duan me i ndalu , shqiptare te mjer gjithmon te lene pabesi dhe diktatur ,Tmerr , tmerr , tmerrrr

Shto koment

Denonco