40 protestues të arrestuar, PD - prokurorëve: Kush shërben në mënyrë kriminale, fundin e ka njësoj si kjo qeveri

40 protestues të arrestuar, PD - prokurorëve: Kush shërben në mënyrë kriminale, fundin e ka njësoj si kjo qeveri

13:45, 15/04/2019
A+ Aa A-

Një apel i veçantë nga Partia Demokratike i është drejtuar sot prokurorëve në të gjithë vendin, që po  ngrenë akuza pa prova mbi qytetarët që protestojnë kundër qeverisë.

“Isha sot në prokurori i thirrur nga organi i prokurorisë, - tha Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD - për të dhënë sqarime mbi kallëzimin e Partisë Demokratike ndaj Ministrit të Brendshëm dhe drejtuesve të lartë të policisë, për akte dhune disproporcionale ndaj qytetarëve, që ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre të tubimit. 

Kam dhënë të gjitha faktet dhe provat e disponuara nga Partia Demokratike si dhe sqarimet dhe pretendimet tona mbi veprimet e kundraligjshme të drejtuesve të Policisë së Shtetit, punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët, me urdhër politik, kanë sulmuar qytetarët, duke i penguar në ushtrimin e të drejtës së tyre të protestës.

Dua të theksoj se organi i prokurorisë ka patur detyrimin ligjor, që bazuar në informacionet e transmetuara në media, të niste kryesisht hetimet ndaj drejtuesve të policisë, fakt i cili nuk ka ndodhur, dhe që ka detyruar Partinë Demokratike të depozitojë kallëzim penal me shkrim. Unë dua t’i bëj thirrje organit të prokurorisë që të mos bëhet shtojcë e Policisë së Shtetit, të ngrihet në lartësinë e detyrës së vet, të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve shqiptarë, pasi nuk është një organ në varësinë e ministrit të brendshëm, ka qenë para 30 vitesh një strukturë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. 

Organi i prokurorisë do të duhet të ushtrojë përgjegjësitë e veta. Më lejoni të kujtoj se sot ka 40 qytetarë që janë në burg pa asnjë provë, për shkak se kanë ushtruar të drejtën e tyre legjitime të protestës, nuk ka asnjë pamje filmike që kanë kryer ndonjë veprim të dhunshëm, ndërkohë që nuk ka asnjë hetim dhe asnjë dënim ndaj askujt që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët. Ju e keni dëgjuar besoj që ministri i brendshëm protestën e konsideron ngjarje të jashtëzakonshme kriminale në Shqipëri, ndërsa vjedhjen në aeroport, besoj jeni dëshmitarë, tha “ishte një incident”.

Ky është realiteti sot në Shqipëri. Sepse jemi përpara një qeverie që i trajton qytetarët si njerëz të dorës së dytë, që qeveris si bandë dhe çdo qytetari që ngre kokën  për të mbrojtur të drejtat e tyre duhet t’i shtypet koka me çdo mjet. Kjo nuk ka për tu lejuar, qytetarët janë ngritur dhe do të vazhdojnë të protestojnë për të drejtat e tyre.

Apeli im është për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk kanë për të kaluar ventingut duke i shërbyer në mënyrë kriminale qeverisë. Qytetarët nuk do të falin dhe do të trajtojnë çdo prokuror dhe çdo gjyqtar që dhunon të drejtat e tyre njëlloj si banda që qeveris sot vendin.

Fundi i prokurorëve dhe gjyqtarëve që i shërbejnë në mënyrë të verbër qeverisë kriminale kundër qytetarëve do të jetë i njëjtë me fundin e kësaj qeverie kriminale."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kuti15/04/2019 14:35

Padi ne prokurori kunder ministrit te berndeshem: Po mire keta te pd -se nuk e dine se prokuroria eshte ne dore te tufes se qeneve? Te çudit veprimi i ketyre, qe nga njeane thone qe e gjithe drejtesia eshte ne dore te ktyellumit ( e;;ashtu eshte) dhe shkojne ankohen tek ata! Nuk ka me sens, e vetmia rruge qe ka ngelur o opozitare nese ekeni me sinqeritet eshte protetat e forta e te dhuneshme! Ndoshta eshte me mire ti pergjigjet dhunes me dhune sepse per drejtesine ajo nuk egziston me per qytetaret dhe opoziten ! Poshte qente e qeverise hajdute shketrruese dhe tradhetare

Shto koment

Denonco