Holanda e bën zyrtare kërkesën: Të vendosen vizat për Shqipërinë

Holanda e bën zyrtare kërkesën: Të vendosen vizat për Shqipërinë

12:45, 15/04/2019

Një grup prej katër anëtarësh të parlamentit holandez ka nisur një mocion për të ndaluar përkohësisht lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve në zonën Schengen.

Më 11 prill, parlamenti holandez debatoi mbi këtë mocion, duke siguruar mbështetjen e shumicës. Tashmë, Parlamenti do t’i kërkojë qeverisë së Holandës t’i propozojë Komisionit Evropian nisjen e procedurës së ‘ndalimit emergjent’, i cili mundëson pezullimin e udhëtimit të lirë, pa viza.

Deputetët holandezë kërkojnë ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, për shkak të luftës që po bëjnë ndaj krimit të organizuar.

‘Dhoma, pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë dhe pasi këto organizata kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit të lirë nëpër Evropë pa viza duke zgjeruar kështu më tej rrjetin e tyre të kontrabandës; duke vënë në dukje se pezullimi i kërkesës për viza për Shqipërinë ishte subjekt i kushteve të ndryshme, duke përfshirë luftën kundër krimit ndërkufitar; i bën thirrje qeverisë të paraqesë një kërkesë në Komisionin Evropian për të iniciuar procedurën e ‘ndalimit emergjent’ për të pezulluar përkohësisht liberalizimin e vizave të Shqipërisë’, thuhet në shënimin e vendimit të Parlamentit.

Në janar të vitit 2018, Franca kërcënoi gjithashtu se do të vendoste Vizave Schengen ndaj shqiptarëve, pasi 730 kërkesave për azil në vitin 2017.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ana15/04/2019 15:59

e ka fajin saliu... mjer medet ce ka gjet kete popull me kete gjene e gjate qe sdi me cfr epiteti ti vesh, se sa do sharje te jete duket me e bukur dhe me e paster se ai

Sg15/04/2019 15:00

Ky popull kaq meriton!!!

Askushi 15/04/2019 13:16

Ju vendosni ketu ramen me duar ne koke., Rama nuk e rr°°an k°°rin fare pse vihen apo hiqen vizat e shqiptareve, perkundrazi, atij i pelqen qe ne te izolohemi, te mos hyjme as ne europ, e keshtu ai munde te beje cte doje ...Bosi i mafjes shqiptare.

Ardi15/04/2019 13:00

Popull dele, qe rri e pret taganin ne qafe! Pastaj thote se fajin na e ka Europa? Qohu ne kembe o popull e mos prit te te flliqin fare...rilindja po ju perdhunon

Alban Tirana15/04/2019 12:52

Sa të kemi Edvin pallën kryeministër çdo e keqe do ti vijë këtij populli, që faktikisht e meriton ky popull sepse vetë e kanë votuar horrin Edvin.

Shto koment