Boçi: A di shqip, Ministrja e Arsimit?!

Boçi: A di shqip, Ministrja e Arsimit?!

12:34, 15/04/2019

Pezullimi nga detyra i Rektorit të UT, Mynyr Koni, në mënyrë flagrante nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, është goditur me ashpërsi sot nga politika dhe stafe pedagogjike.

Politikani Luçiano Boçi, pedagog, është shprehur se Shahini po vepron sipas urdhrave të kryeministrit duke shkelur çdo ligj me shkarkimin e Konit dhe komandimin e rektorit të ri  Bernard Dosti. Shkelja e ligjit është bërë qëllimshëm, në kushtet kur vendi nuk ka Gjykatës Kushtetuese për ta ndaluar. Në shënimin e tij në Fb, Boçi shkruan:

Nga Luçiano Boçi.

A di shqip, Ministrja e Arsimit? Por siç duket Ministrja ka shumë probleme me kuptimin e shqipes.

Jo vetëm. Ka probleme dhe me kuptimin e rolit që ka. Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhër, Ministrja i propozon shkarkimin e Rektorit, Presidentit.  Në rast mosshprehje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet. Këtë e thotë neni 39/10, troç e shqip shqip.

Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit. Por Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e Ramës. E të dy përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

I duket Ligji si letra e munguar higjenike e Ministrisë së Arsimit. Por, së shpejti do përfundojnë vetë si të tillë!"

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Maksi15/04/2019 14:04

Çupa e "Sorosit" nuk mund te beje ndryshe nga sekti qe ben pjese.

Askushi 15/04/2019 13:31

Kjo pjeshka e pa pjekur, e krimbur para kohe, te mesoj shqypen nje here e pastaj te beje banditen. Ajo me sjelljen e saje anti shqiptare, pro bandes-shtet, po krijone dhe urrejteje kombetare shqiperi-kosove. Nje sjellje e tille do krijoj konflikt mes shqiptareve te kosoves dhe te shqiperis. Prandaj kjo debile, te largohet dhe te shkoje nga ka ardhur...plera te mbledhura nga gangsteri rama.

Ardi15/04/2019 13:02

Serbo file

Shto koment

Denonco