PD padit Sandër Lleshin dhe Policinë për gazin lotsjellës në protesta: Kriminale

PD padit Sandër Lleshin dhe Policinë për gazin lotsjellës në protesta: Kriminale

12:00, 15/04/2019

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës për të ngritur padi nga ana e PD-së kundër Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi dhe Policisë për përdorimin kriminal të gazit lotsjellës në protestë.

Pritet që në në përfundim,  Bardhi të ketë një komunikim me mediat.

Ndërkohë kujtojmë se përdorimin e gazit lotsjellës e dënoi edhe Avokati i Popullit në deklaratën e lëshuar më 14 prill, ku ndër të tjera shprehej se "ai është shndërruar tashmë në një instrument të preferuar për pengimin e vetë së drejtës kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor."

 "Për përdorimin e gazit lotsjellës apo përbërësve të tjerë irritues, - vëren AP, -  vazhdon te mos bëhet publik protokolli apo manuali i hetueshëm i përdorimit, me anë të të cilit rregullohen specifikisht rastet kur ai mund të përdoret, sasia, shpeshtësia, dendësia dhe lloji i tij.

Për këtë arsye, mbetet në gjykimin subjektiv të opinionit dhe pjesëmarrësve në protesta, të vlerësojnë se përdorimi i gazit lotsjellës jo vetëm që vazhdon të jetë në shpërpjesëtim me shkallën e rrezikshmërisë që paraqet turma e protestuesve, por ai është shndërruar tashmë në një instrument të preferuar për pengimin e vetë së drejtës kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari15/04/2019 12:44

I pari I vendit, presidenti, thote do vete flijohem, zv/kreu I opozites, thote une iki fare, kreu I opozites thote e ka ne dore populli!!! Askush s’i del zot ktij vendi, askujt nuk I dhimbet ky fukara popull qe as ushqimi s’i mjafton !E mor Sali Berisha , pak esht me të bo monument per se gjalli, bile dy her ma t’madh se shtatin. SHIFE EDHE NJI HER KET PUN!

Shto koment