Pezullimi i rektorit të UT-së/ Reagon Vokshi: Atë që nuk e bëri me Shullazin, Rama e bën me Besa Shahinin

Pezullimi i rektorit të UT-së/ Reagon Vokshi: Atë që nuk e bëri me Shullazin, Rama e bën me Besa Shahinin

19:59, 14/04/2019
A+ Aa A-

Pas pezullimit të Ministria e Arsimit i bëri rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka ardhur reagimi i rradhës nga Partia Demokratike.

Është ish-deputetja Albana Vokshi, e cila e quan këtë akt të qeverisë një cënim të rëndë të autonomisë universitare.

“Pezullimi dhe kërkesa për shkarkim e Rektorit të Universitetit të Tiranës është antikushtetuese! Ajo bie ndesh me nenin 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 3 të ligjit për Arsimin e Lartë, që garantojnë #Autonominë#Universitare. Edi Rama nuk shqetësohet aspak për ligjet që shkel vetë çdo ditë ai dhe ministrat e tij për të vjedhur qytetarët dhe për të dhunuar të drejtat e tyre”, thotë në reagimin e saj Vokshi,.

Reagimi i plotë i Albana Vokshit:

PEZULLIMI I REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS CËNON RËNDË AUTONOMINË UNIVERSITARE

Atë që Rama nuk arriti të bënte para 3 vjetësh me Shullazin, ka vendosur ta bëjë tani nëpërmjet Ministres së Arsimit Besa Shahini.

Pezullimi dhe kërkesa për shkarkim e Rektorit të Universitetit të Tiranës është antikushtetuese! Ajo bie ndesh me nenin 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 3 të ligjit për Arsimin e Lartë, që garantojnë #Autonominë#Universitare.

Edi Rama nuk shqetësohet aspak për ligjet që shkel vetë çdo ditë ai dhe ministrat e tij për të vjedhur qytetarët dhe për të dhunuar të drejtat e tyre.

Edi Rama është hipokrit. Shqetësimi i tij i vërtetë nuk është shkelja e ligjit, sepse ai e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë funksionale. Edi Rama kërkon të uzurpojë çdo pushtet, si çdo i ngjashëm i tij autoritarist, i korruptuar dhe arrogant.

Edi Ramës nuk i intereson aspak mirëfunksionimi i universitetit më të madh në vend, sepse nuk e ka pasur asnjë moment arsimin prioritet.

Qëllimi i vetëm është largimi me të gjitha mjetet dhe format i çdokujt që atij i bëhet pengesë dhe më tej, interesi i tij është të marrë kontrollin edhe të Universitetit më të madh në vend, duke vënë në krye militantë politikë.

Urdhri i Ministres Shahini për pezullim të rektorit Mynyr Koni minon #autonominë #universitare dhe dëmton rëndë këtë institucion kaq të rëndësishëm për jetën akademike në vend.

Autonomia universitare duhet mbrojtur me çdo kusht për të mos e lënë edhe Arsimin e Lartë, edhe jetën akademike në duart e një Kryeministri që kontrollon gjithçka tjetër: Gjykatat, prokurorinë, mediat dhe të ashtuquajturën shoqeri civile.

Thirrja ime është për studentët dhe pedagogët që të bëj ë rezistencë kundër të keqes me emrin Edi Rama, qe e ka burimin tek blerja e votës dhe mosdhënia e llogarisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi15/04/2019 09:24

Po habitem! Ajo gje eshte e pritshme! Shullazi dhe banda e tij, jane pjes e qeverise se Rilindjes, ne zonat e Durresit, Krujes e Tiranes...Rilindja do zgjedh Rektorin e UT, e ky eshte Emili i partise ...kembane qe studentet te ngrihen ne protesta

eksperti14/04/2019 20:48

Raporti qe i referohet zonja Shahini eshte nje pacavure, e hartuar nga servilat e Ervin Demos (Alqi Kushi, Erzen Tola, Mirela Bimo-Drejtora ne Ministri dhe antare te Bordeve tashme te shkarkuar ne UT dhe UPT). Rektori i UT nuk i la te benin c'te donin ne UT dhe kjo natyrisht nuk i pelqen zotit Rama. Cfare qendrimi po mban per plagjaturat e Kodhelit, Gjylametit, Ulsiut etj. qe jane bere doktora duke pervetesuar punen e te tjereve. Edi Rama nuk behet merak per bibloteken digjitale qe i mungon stafit dhe studenteve, pasi ky shpenzim eshte parashikuar ne buxhet dhe nuk ka nevoje per firmen e Rektorit. Edi Rames i djeg komisioni qe jep titujt ne UT dhe pergjegjesi e ketij komisioni eshte kontrolli per plagjaturen. Kryeministri po mundohet te kap antaresine e ketyre komisioneve me servila dhe per kete duhet hequr qafe rektori.

Shto koment

Denonco