Paloka-Ramës: Trego ku ia ke mbathur? Ke fatura për t'iu paguar shqiptarëve...

Paloka-Ramës: Trego ku ia ke mbathur? Ke fatura për t'iu paguar shqiptarëve...

17:42, 14/04/2019
A+ Aa A-

I ftuar në News 24, nënkretari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar protestën e djeshme të opozitës së bashkuar, duke u shprehur se ishte një protestë madhështore.

Sipas numrit dy të selisë blu, kryeministri Edi Rama ka fatura për të pagaur te shqiptarët, ndërsa i kërkoi të tregojë se ku ia ka mbathur.

“Kryeministri të tregojë se ku ja ka mbathur. Protesta arriti të ishte edhe më madhe se ajo e 16 marsit.  Ajo që ne kemi kërkuar është pjesëmarrja e qytetarëve në protestë. Ajo ishte protesë masive.  Protesta është transmetuar edhe në mediat e huaja. Qytetarët nuk po lodhen dhe nuk po tremben.

Njerëzit rrëmbehen në rrugë dhe burgosen dhe përfundojnë në biruca.  Edi Rama është i vetmi dhe qeveria e tij që kanë faturë për t’iu paguar shqiptarëve. Njerëzit nuk vijnë për ne, por vijnë se janë të lodhur. Dhjetë milionë eurot kanë fluturuar dhe nuk i gjen kush.  Kush janë kapur nga ata që kanë kryer krimet në Shkodër. Askush!”, është shprehur nënkryetari i PD-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz14/04/2019 17:48

Ka shku deri ne Somali me pastru ullukun,

Shto koment

Denonco