Lideri i opozitës: Krerët e bandës qeveritare i pret burgu! Jemi në krah të njerëzve

Lideri i opozitës: Krerët e bandës qeveritare i pret burgu! Jemi në krah të njerëzve

16:26, 14/04/2019
A+ Aa A-

Pas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili iu përgjigj sot maxhorancës për akuzat e përdorimit të dhunën në protestë me të tjera akuza, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se, krerët e kësaj qeverie bande i pret burgu.

“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që bashkë me krimin dhe oligarkët ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë! Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu14/04/2019 16:56

Shum mir e ka then me paster skishte si e thoshte

Shto koment

Denonco