Gazi në protestë, Shehaj: Veprim kriminal, fundi i Ali Kimikëve dihet

Gazi në protestë, Shehaj: Veprim kriminal, fundi i Ali Kimikëve dihet

23:15, 13/04/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj i cili ishte gjatë gjithë kohës në protestë, ka reaguar në lidhje me hedhjen e gazit nga policia.

‘Përdorimi i gazit pa asnjë kriter, pa asnjë kufizim dhe në mënyrë të dhunshme nga policia është veprim kriminal. Në protestë nuk ka pasur asnjë rrezik ndaj forcave të rendit, asnjë rrezik ndaj cënimit të godinave dhe pronave të tjera.

Ndaj përdorimi i gazit është veprim i papërgjegjshëm kriminal. Gazi helmues është kthyer në të vetmen gjuhë që njeh kjo qeveri antipopullore dhe antikombëtare. Por fundi i “Ali Kimikëve” dihet se kush është’, shkruan Agron Shehaj në Facebook.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco