Gazetari i sigurtë: Basha kryeministër, Rama po shkon për skrap

Gazetari i sigurtë: Basha kryeministër, Rama po shkon për skrap

22:29, 13/04/2019

Gazetari dhe analisti Enkel Demi tha se sondazhi i IPR Marketing solli një diskurs të ri politik.

“Nëse nuk do të ishte publikuar sondazhi i  IPR marketing nuk do të kishte ndryshuar as diskursi i opozitës. Po ta vësh re psa IPR marketing Lulzim Basha në çdo shesh apo fshat ka thënë që ne jemi shumicë sipas sondazhit, ndërkohë qeveria nuk e përmend më faktin që po shkrihet dhe po shkon për skrap. Kemi një ndarje që në momentin kur është futur zoti Noto në mes. IPR nuk ka pasur asnjë lloj axhende dhe as RTV Ora nuk ka psaur asnjë lloj axhende por kjo e dhënë i ka bërë këtë lloj ndryshimi diskursi të dy palëve”, është shprehur Demi.

Sipas tij, është evidente që Lulzim Basha do të jetë kryeministri i rradhës i vendit.

“Po të vësh re para se Basha të digjte mandatet, Bashën e merrnin me shaka. Hë se ky nuk di të bëjë asgjë. Unë jam një nga ata që nuk e kam marrë ndonjëherë seriozisht. Kam menduar që liderit duhet të ketë tjetër karizëm. Por ky veprim që e ka bërë ky dhe për mua është surprizë, mund të vija bast që nuk e bënte, kjo mua më ka bërë të mendoj që Basha do ta marri pushtetin, por se sa do ta mbajë atë kjo është tjetër histori. Ky do bëhet kryeministër kjo është evidente”, ka deklaruar Enkel Demi.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alban Tirana16/04/2019 12:07

Sikur të ndodhnin këto poshtëristë e qeverisë Rama në qeverinë e Berishës i gjithë populli shqiptarë do të ishte në sheshet e shqipërisë duke hedhur parrulat si :- " Berisha në burg, Berisha varfëroi shqiptarët, Berisha largoi rininë, Berisha hajdut dhe kriminel , Berisha e mbolli shqipërinë me drogë, etj, etj", Pra raca shqiptare e ka origjinën dardane por trurin e ka të infektuar nga majtizmi që ka emër të poshtër komunizëm. Gjithashtu kjo racë nuk është më dardane pasi nga pushtimi 500 vjeçarë turk e ka marrë emërtimin racorë : - " Turko-albanistano-kurdistano .

Edgar13/04/2019 23:52

Sigurisht qe populli do pune, ushqim, strehim, sherbim te duhur shendetesor dhe drejtesi... A ka gjendje kjo Qeveri t'i beje keto qysh nga 2013? Nese jo (ky eshte realiteti qe po forcohet dukshem cdo dite pavaresisht propagandes) atehere duhet te largohen vete jo t'i largojne...

Ardi13/04/2019 22:55

Neve na intereson qe populli te çlirohet nga kjo qeveri e droges, korrupsionit dhe e bandave qe ne krye te tyre qendon Edi Rama! Ne duam demokraci e prosperitet qe te jemi si gjithe Europa! Rrofte populli Shqiptare, poshte plehrat rilindas

Shto koment