Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Basha: Rrugën tonë do ta vazhdojmë, ne jemi shumica morale dhe fizike

Basha: Rrugën tonë do ta vazhdojmë, ne jemi shumica morale dhe fizike

22:15, 13/04/2019
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së tij nga selia e PD, pas katër orësh protestë, Lulzim Basha u shpreh se, tani shumica fizike e morale në Shqipëri janë protestuesit dhe opozita.

Ai shtoi se, nesër e gjithë kjo sakrificë do të mbahet mend si themeli i Shqipërisë Europiane.

“Sjellja prej pushtuesi ndaj popullit të tij, Rama dhe klika e tij do të marrë përgjigjen e duhur, çdo ditë e çdo natë si pushtuesin e institucioneve demokratike. Le ta vazhdojmë këtë betejë pasi jemë në rrugën e duhur.

Sot jemi shumica morale, politike dhe fizike. Nesër me zgjedhje të lira e të ndershme, ne do të bëjmë të mundur që në çdo sakrificë e këtyre betejave, we gjithësecilit prej jush të kujtohet me krenari e mirënjohje të thellë si themeli i Shqipërisë europiane”.

Si në çdo fund proteste, Lulzim Basha dhe të gjithë të pranishmit kënduan Hymnin Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco