Basha nga selia e PD: Protesta më e madhe që ka njohur kombi shqiptar

Basha nga selia e PD: Protesta më e madhe që ka njohur kombi shqiptar

22:10, 13/04/2019
A+ Aa A-

Nga hyrja e selisë së Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha, pas rreth 4 orësh protestë para kryeministrisë dhe parlamentit është shprehur se, kjo ishte protesta më e madhe në historinë demokratike të vendit.

“Mirënjohje më të thellë për ju për protestën më të madhe, për këtë qëndresë m,onumentale për orë të tëra në këtë muzg të tiranisë dhe bandës kriminale në pushtet dhe lindjes së demokracisë së re për shqiptarët.

Kjo ishte protesta më e madhe në historinë demokratike shqiptare. Ndriçuat horizontin e shpresës që do të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Por vëllezër dhe motra, të nëntën protestën në 8 javë ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme largimin e Edi Ramës si kusht i panegociueshëm për qeverinë tranzitore që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira.

Propaganda që ushqehet me paratë e bukës së fëmijëve të shqiptarëve nuk ia doli dot. Ne ia dolëm të mbanim sot më 13 prill 2019 protestën më të madhe që ka njohur kombi shqiptar”, u shpreh Basha.

Sipas tij, fatin e Ramës e kanë vendosur shqiptarët duke shtuar: "Tik-Tak, Tik-Tak".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco