Berisha-Ramës: Edhe në vrimë të miut të futesh, nuk shpëton nga ky cunam

Berisha-Ramës: Edhe në vrimë të miut të futesh, nuk shpëton nga ky cunam

20:32, 13/04/2019
A+ Aa A-

Në një prononcim live nga protesta për News 24, ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se ditët e kryeministrit Rama janë të numëruara.

Sipas tij, fati i tij do të jetë fati që kanë të gjithë diktatorët.

"Kjo protestë do të përmbysë Ramën dhe forcë që ta shpëtojë atë nga ky vrull popullor nuk ka dhe nuk do të ketë.

Le të shkojë në Azi dhe Afrikë, por në këtë vend i ditët e numëruara. Unë sot jam një protestues dhe protesta ka një vrull dhe vendosmëri të jashtëzakonshme. Tirana kryeqytet botëror i protestës.

Fatin që kanë diktatorët do të ketë edhe Rama. Edhe në vrimë të miut të shkojë nuk do të shpëtojë nga ky cunam”, tha Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco