Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Kryemadhi për SYRI.net: Nuk ka dialog me atë që helmon popullin e vetë

Kryemadhi për SYRI.net: Nuk ka dialog me atë që helmon popullin e vetë

20:23, 13/04/2019
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte për Syri.net, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është shprehur se protesta do të vijojë pasi qeveria është shndërruar në armikun e shqiptarëve.

“Shqiptari para fëmijës dhe familjes së tij është asgjë. Sado gaz të hedhë nuk kemi rrugë tjetër veç përballjes me të. Viktimat në të gjithë këtë situatë janë shqiptarët. Vendos policët përballë shqiptarëve, të cilët as i paguan. Fjalët e mia janë të tepërta. Mjafton të shikoni se sa janë këtu. Shqiptarët e kanë për jetë a vdekje, është çështje mbijetese”, tha Kryemadhi.

“Nuk ka më plan në dorë. Ne jemi qytetarë. Ajo çfarë ka ndodhur është që, njerëzit kanë humbur çdo shpresë te shteti i tyre. Është kthyer në armikun e tyre”, shtoi kryetarja e LSI-së.

Sipas saj, nuk do të ketë dialog me Ramën, i cili sipas kryetares së LSI, helmon popullin e vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi13/04/2019 21:54

Policia nuk mbron jetet e pronen e Shqiptarve, por mbron pushtetin e Edi Droges...kjo nuk eshte polici e shtetit por.polici e droges

Shto koment

Denonco