Pas Holandës edhe Gjermania bën me dhimbje koke Ramën/ Berlini i ve kushte për hapjen e negociatave

Pas Holandës edhe Gjermania bën me dhimbje koke Ramën/ Berlini i ve kushte për hapjen e negociatave

21:02, 12/04/2019

Kur jemi pak muaj nga marrja e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, Gjermania thotë se procesi varet nga “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare.” Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, shtoi se vendimi për hapjen e negociatave do të merret pasi publikimit të raport progresit të Komisionit Europian.

Sipas Berlinit zyrtar, hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian varet nga “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare".

Më herët kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor dhe paralajmëroi se Bashkimi Europian do të tregonte “verbëri monumentale nga këndvështrimi strategjik,” nëse i hapte negociatat vetëm për Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se, ditën e mërkurë, parlamenti holandez vendosi me shumicë votash rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë për shkak të rritjes së kriminalitetit me origjinë shqiptare në vend dhe shtimit të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në këtë vend.

Ndërkohë më 29 prill, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të takohen me liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë.

Duke shpjeguar arsyen e ftesës së kancelares Merkel dhe presidentit Macron, Seibert tha se ata dëshirojnë të flasin me “bashkëbiseduesit e tyre për sfidat e veçanta në rajon dhe në radhë të parë për dialogun Serbi-Kosovë.”

Zëdhënësi nuk pranoi të thoshte asgjë për pritshmëritë nga konferenca, por shtoi se takimi “është fryt i mëtejshëm i interesimit të thellë që ka Gjermania për zhvillimin pozitiv të Ballkanit Perëndimor.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 12/04/2019 23:49

Ne kohen e diktatures na izoloj enveri duke na mbyllur kufijt, tani do te na izoloj europa duke na i mbyllur dyert. Po Rama nuk do tja dij fare per kete, bile atij kjo i intereson, se munde te beje cte doje (sic po bene) , te vjedhi, te grabisi, te vrasi te shtypi...cte doje.... Prandaj o popull zgjohu, ngrifu, reago, dil ne PROTEST, POR PER TE FITUAR DHE JO PER TE KENDUAR HIMNIN E FLAMURIT.

tironci12/04/2019 21:38

Ore qe ka pjerdh ky si njeri e dime e sja hap mo deren kush. Po prej cmendurise tij po hekin piken e zez shqiptaret. Oburra ta hudhim legenin.

Shqiptari12/04/2019 21:27

POPULL SHQIPTAR! Ju bej thirrje qe neser te dilni te gjithe ne proteste, pa dallime dhe bindje politike per pikat e meposhtme: 1. Hapjen e negociatave qe populli shqiptar te antaresohet ne familjen evropiane dhe per te mos lejuar rivendosjen e vizave, te hequra 10 vite me pare. 2. Per vendosjen e demokracise ne Shqiperi 3. Per vendosjen e drejtesise dhe ligjit 4. Per shkeputjen e policise nga kthetrat e krimit 5. Per ndarjen e qeverise nga krimi 6. Per ta shpetuar kryeministrin nga pengmarrja e krimit 7. Per ti ritkthyer socialisteve partine e tyre te gllaberuar nga rilindasit e korruptuar 8. Per nje Shqiperi pa droge 9. Per paga, pensione me te larta dhe per rimbursime dhe kompensime te shtresave ne nevoje 10. Per uljen e taksave, cmimit te energjise elektrike dhe karburantit 11. Per mbylljen e dyerve per oligarket dhe monopolistet dhe vendosjen e barazise se biznesit 12. Per te ardhmen e femijeve tane

negociatori12/04/2019 21:09

Po c negociata mund te flitet ketu. Ne 1 vit kemi degraduar ne nivel katastrofik. Krimi ben ligjin ne vend dhe ne Europe eshte ne rangun dominant fale kontributit qe i dha krimit nderkombetar kjo qeveri nepermjet mbeshtetjes politike. Pranimi i Shqiperise ne hapjen e negociatave do te ishte akti me autolezionist qe Europa do te nderrmerte ndonjehere. Sepse hashashi dhe trafikimi i qenieve njerezore bie drejtperdrejte mbi te.

Shto koment

Denonco