Paralajmërimi i ish-deputetes: Kthimi i vizave nga Hollanda për Shqipërinë, rrezikon edhe Kosovën

Paralajmërimi i ish-deputetes: Kthimi i vizave nga Hollanda për Shqipërinë, rrezikon edhe Kosovën

20:25, 12/04/2019
A+ Aa A-

Parlamenti holandez po mendon të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë, çka do të ishte një hap pas për vendin.

E ftuar në Ora News, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e ka cilësuar tejet të rëndë dhe hapa pas të Shqipërisë diskutimin në parlamentin holandez për rikthimin e vizave.

Tabaku theksoi po ashtu se më i rëndë bëhet ky fakt kur mendon që Shqipëria po penalizon edhe Kosovën

“Dje ka pasur diskutime shumë të gjata në parlamentin holandez. Krimi që vjen nga Shqipëria, trafiku i drogës dhe në mënyrë të veçantë trafiku i heroinës janë bërë problem në Holandë dhe institucionet dhe shërbimet holandeze kanë ngritur shqetësim. Jo më larg se dy javë më parë, dy Ministra holandezë ishin këtu, ai i Drejtësisë dhe ai për Çështjet e Migracionit, për të paralajmëruar qeverinë shqiptare që krimi dhe droga po bëhen pengesë për procesin e integrimit dhe kthimin e vizave.

Ministri dje ka raportuar për vizitën e tij në Shqipëri dhe tre partitë kryesore që bëjnë dhe mazhorancën atje në parlament kanë thënë që nuk është më e mjaftueshme paralajmërimi i qeverisë se qeveria shqiptare e ka marrë paralajmërimin. Ne duhet të marrim masa më të forta sepse siç thonë ata, korrupsioni në qeveri e pengon të luftohet krimi, trafiku i drogës.Qeveria është palë me krimin, sot krimin e kemi në pushtet. Deputetët holandezë përgatitur pesë rezoluta, dy prej të cilave për Shqipërinë.

Rezoluta e parë për vendosjen e vizave për Shqipërinë që  rendit këto faktorë pse është e nevojshme me të dhëna të shërbimeve holandeze, flet për pastrim parash, mafien shqiptare, trafikun e heroinës, krimin, çdo gjë tjetër që lidhet me detyrat që duhet të bënte qeveria shqiptare.

Dhe rezoluta e dytë që flet për Kosovën dhe ngre shqetësimin se këto probleme që ekzistojnë sot në Shqipëri, nesër mund të ekzistojnë në Kosovë. Shqipëria për herë të parë bëhet problem për Kosovën. Shqipëria që duhet të ishte ndihmë, shpresë dhe mbrojtje për Kosovën, sot bëhet problem për avancimin e Kosovës dhe kjo është akoma më e rëndë. Sigurisht përveç rikthimit të vizave edhe rikthimit të Shqipërisë 10 vite pas dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me opozitën por ato çështje që ne i kemi bërë kauza tona dhe kemi informuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”,- tha Tabaku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zaho12/04/2019 21:03

Kush shqiptar nuk mendon se keta bij kurvash do ta shkaterroje vendin dhe shqiptaret deri ne fund eshte gomar. Ps: Kush te doje mund te debatoje me mua per kete te vertete. Ju mirepres; debati eshte gjithmone konstruktiv dhe sherben per te miren e te gjitheve. Ju pershenes!

Shto koment

Denonco