VIDEO/ Pse nesër çdo qytetar duhet të jetë në shesh

VIDEO/ Pse nesër çdo qytetar duhet të jetë në shesh

17:36, 12/04/2019
A+ Aa A-

Nesër për shqiptarët është një ditë e rëndësishme. Është dita e shembjes së një neodiktature të instaluar në Shqipëri, e cila ka inkriminuar në 6 vite çdo qelizë të shoqërisë.

Ky është mesazhi i spotit më të fundit q ëu bën thirrje shqiptarëve që të gjithë nesër të bëhen bashkë në protestën më të madhe të opozitës më qëllim për të rrëzuar qeverinë e kriminalizuar të Edi Ramës.

Nesër në orën 18.00 në udhëheqjen e kryetarit të Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, për ti dhënë fund njëherë e mirë pushtetit të lidhur me një dorë oligarkësh, ku shembja dhe rrëzimi i qeverisë së krimit do ti prijë fillimit të një erë të re ndryshimi për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Protestë ku janë të ftuar për të qenë pjesëmarrës banorë që u janë shembur shtëpitë nga kjo qeveri, fermerë që detyrohen të hedhin produktet në lumë pasi nuk u shiten nga monopoli i qeverisë me oligarkët, studentët që mashtrohen dita-ditës nga Ligji i Arsimit të Lartë i krijuar nga kjo qeveri për ti grabitur. por edhe shumë qytetarë të këtij vendi të lodhur nga arroganca dhe diskriminimi që ka mbjellë qeveria Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi12/04/2019 19:11

Patjeter qe qytetaret, ata qe e duan veten e tyre se pari, familjet e tyre, femijet e tyre, te ardhemen e tyre duhet te dalin ne shesh, duhet te protestojn. Shqiperija= Palermo= Kolumbi=kamorra

Shto koment

Denonco