Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

VIDEO/ Bodigardi i Arta Markut përplas për muri gazetarin. Ja pamjet

VIDEO/ Bodigardi i Arta Markut përplas për muri gazetarin. Ja pamjet

18:24, 12/04/2019
A+ Aa A-

Të jesh gazetar në Shqipëri nuk është aspak e lehtë. Jo vetëm për faktin që të duhet të përballesh me presione nga më të ndryshmet, por shpeshherë duhet të përballesh edhe me forcën e njerëzve me pushtet dhe të atyre që i ruajnë ata.

Kështu ka ndodhur edhe sot me një gazetar, i cili si kolegët e tij, po priste në korridoret e Kuvendit daljen e kryeprokurores Arta Marku, por reagimi i truprojës së saj ka qenë i menjëhershëm.

Kryeprokurorja Arta Marku nuk fshehu dot nervozizmin e saj sot pas pyetjeve të gazetarëve mbi fillimin e hetimeve për përgjegjësit e grabitjes në Rinas. Marku iu përgjigj pyetjeve duke thënë “Mund të drejtoheni ne zyrat përkatëse të prokurorive. Në prokurorinë e përgjithshme nuk behën hetime, dhe ju duhet ta dini.”, duke shtyre më pas mikrofonat e gazetareve, që nuk mbetën pa reaguar.

I shpejtë edhe reagimi i truprojës së kryeprokurores, që përplasi për muri gazetarin. Pre e sulmit ra gazetari Renaldo Salianji.

Pamjet e mëposhtme flasin vetë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi12/04/2019 19:17

Mire tja u bejne se e meritojne. Ata po deformojn te vertetat.

G bani12/04/2019 19:07

Duket nga fytyra qe ka si monkey

vera12/04/2019 18:51

1.Qyyy qjaaaaa! ai duhet arrestu, e te mbahet, ne nje qeli, te cmendurish ,ne paraburgim, me urgjencen me te madhe te mundeshme! Uaaaaa! ky asht kulmi i lajmerimit te furtunes diktatoriale! E paftyra, Arta Marku ,edhe u zgerdhinte, pa cike turpi dhe serioziteti te PUNES! 2.Respekt te jashtzakonshem, per GAZETARIN, me ndergjegje te larte detyre!

Shto koment

Denonco