Gjykata pranon padinë e Ish-Sigurmsit/ Reagon Autoriteti i Dosjeve

Gjykata pranon padinë e Ish-Sigurmsit/ Reagon Autoriteti i Dosjeve

17:36, 12/04/2019
A+ Aa A-

Gjykata Administrative vendosi të pranojë sot padinë e Bujar Sheshit ndaj Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, që thotë se ky i fundit rezulton të ketë qënë bashkëpunëtori i sigurimit.

Ndërsa Administrativja hodhi poshtë raportin e përgatitur vjen edhe reagimi i AIDSSH, që thotë se kundërshton vendimin e gjykatës.

Në reagim thuhet se Bujar Sheshi “figuron si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit në dy dokumente themeltare dhe autentike të arkivave të ish-Sigurimit dhe kjo është arritur të provohet në gjykatë, me prova dhe fakte të pakundërshtueshme, të paraqitura nga AIDSSH, me gjithë pretendimet e avokatit të Sheshit që nuk bëhej fjalë për të njëjtin person”.

Reagimi i plotë i AIDSSH:

(Zhgënjimi i Autoritetit të Dosjeve)

Tiranë, më 12 prill 2019 - Sot, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, ka vendosur Pranimin e Padisë së paraqitur nga z. Bujar Sheshi me objekt Shfuqizimin e Vendimit nr. 12, datë 22.01.2019, të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit.Gjatë seancave gjyqësore të zhvilluara, nga pala e Paditur Autoriteti për Informim, janë paraqitur prova dhe fakte të shumta të cilat provojnë qëndrimin e Autoritetit, të mbajtur në Vendimin nr. 12, datë 22/01/2019, sipas të cilit është vendosur se

:a) Z. Bujar Sheshi (Shesha), i datëlindjes 15.12.1957, vendlindja Tiranë, në kuptim tënenit 3 pika 4 dhe nenit 29, pika 2, gërma c, të ligjit 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit përDokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste tëShqipërisë”, figuron në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor, Sektori V,drejtimi Inteligjencë - Rini, por nga verifikimet e deritanishme nuk disponojmë dokumente qëtë vërtetojnë aktivitetin e tij.

 b) Z. Bujar Sheshi, sipas Nenit 29, pika 2, gërma c, të Ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën eInformimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste tëShqipërisë”, figuron të ketë materiale, në emër të tij, në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit,si anëtar, me detyrë Hetues, në Sektorin e Hetuesisë së Degëve të Punëve të Brendshme tëFierit që nga viti 1979.

Sipas vendimit të sipërpërmendur, z. Bujar Sheshi figuron si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit tëShtetit në dy dokumente themeltare dhe autentike të arkivave të ish-Sigurimit dhe kjo ështëarritur të provohet në gjykatë, me prova dhe fakte të pakundërshtueshme, të paraqitura ngaAIDSSH, me gjithë pretendimet e avokatit të Sheshit që nuk bëhej fjalë për të njëjtin person. Mbështetur në Nenin 5 pika 1 të ligjit 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentete ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, “Autoritetimbledh, ruan, administron dhe përdor dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, sipas këtij ligji, duke përdorur, sipas nevojës, edhe informacionet nga regjistri qendror i gjendjescivile”. Sa më sipër, mbi këtë bazë ligjore por jo vetëm, Autoriteti ushtroi funksionet e veta duke iu drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, për informacion më të plotë për të saktësuar nëse ka persona të tjerë me këtë identitet apo gjeneralitete të përafërta me të, siBujar Ramis Sheshi ose Shesha, në përputhje edhe me Formularin e aplikimit të plotësuar ngavetë kërkuesi, apo Bujar Rasim Shesha, sipas dokumenteve të sipërcituar.

Nga përfaqësuesit e AIDSSH-së dhe Avokaturës së Shtetit është argumentuar në gjykatë,përmes dokumenteve arkivore shtesë, se lidhja e tij me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit kafilluar që në kohën e diplomimit të tij në profilin Sigurim, emërimin si “Oficer” dhe më pas“Hetues” në Degën e Punëve të Brendshme. Provat e paraqitura nga AIDSSH, përfshirë aktet adminstrative të brendshme, të strukturavetë ish-Sigurimit të Shtetit, kanë vërtetuar lidhjen dhe bashkëveprimin e pakundërshtueshëm tëhetuesisë me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Këtë e dinë më së miri sidomos ata fatkeqëqë kaluan kalvarin e dënimeve politike nëpër qelitë e hetuesive dhe familjarët e tyre, dosjet etë cilëve ruhen dhe administrohen pranë arkivit të AIDSSH-së.

Për sa më sipër, jemi te bindur se Vendimi i marrë sot nga një gjykatës i Gjykatës Administrative për të hedhur poshtë vendimin e një institucioni të specializuar dhe kolegjial, është i padrejtë, i pabazuar dhe i pakuptueshëm, sidomos kur rrëzon ekzistencën edokumenteve autentike të ish-Sigurimit të Shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha),paraqitur në pikën 1 a) të vendimit nr. 12 datë 22.01.2019. Gjykatësi duhet të kishte vendosur lënien në fuqi të Vendimit nr. 12 datë 22.01.2019 tëAIDSSH-së dhe rrëzimin e padisë, si të pambështetur në ligj dhe në prova.

Për më tepër, ky vendim ka lidhje drejtpërsëdrejti me organet më të larta të drejtësisë, që tëjenë të besueshme për publikun.

AIDSSH është e vendosur ta apelojë vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, e bindurse interesi publik prevalon mbi atë individual, në emër të transparencës dhe konsolidimit tëdemokracisë.

Kujtojmë se Bujar Sheshi është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz12/04/2019 19:23

Xhelati i sigurimit te enver dylberit, antar i keshillit te larte te prokurorise! Albanistan hesapi, por sigurisht e ka bere edver bajga antar, per ta perdorur dhe shantazhuar sa here te kete nevoje Ridhjerja.

Shto koment

Denonco