Rama të na kthejë partinë-Iriqi bisedon me Arta Daden

Rama të na kthejë partinë-Iriqi bisedon me Arta Daden

16:03, 12/04/2019
A+ Aa A-

Iriqi: - Disa herë ke dalë në media kundër Ramës. Çfarë kërkon?

Dade: - Të na kthejë partinë. Asgjë më shumë.

Iriqi: - Ua ka vjedhur?

Dade: - Po. Tamam si firmat piramidale. Nuk mori lekë, por mori votat e socialistëve. Pastaj krijoi qeverinë me njerëzit e tij dhe tani na ktheu kurrizin. Pra na ka mashtruar.

Iriqi: - Po  quhet qeveri e majtë.

Dade: - Quhet qeveri e Ali Babës. Ku ka program të majtë ai njeri? Ka program hajduti. Merr nga buxheti dhe me letra ua jep shokëve se pastaj nuk dihet se në ç’kasaforta flenë paratë.

Iriqi: - Ama deputetët tuaj nuk po ndjehen. Pse?

Dade: - Se dhe ata u përlyen me bojë. Si ato kartmonedhat që ngjyen brenda thesit kur i vjedhin në bankë. Pra janë jo hajdutë të shfaqur publikisht, por hajdutë të heshtur. Si urithët, punojnë nën tokë e gërmojnë drejt qypit të parave të buxhetit. Rama i di dhe i lejon, se ata ngrenë dorën në parlament. Enveri kot u lodh me 200 petrita, mjaftojnë dhe 72.

Iriqi: - Po nëse ai nuk largohet ç’do bëni?

Dade: - Ne nuk do bëjmë gjë,por populli do i verë zjarrin çdo vjedhësi e të korruptuari. Ndaj për të mirën e tij ai duhet të largohet. Se Surreli nuk është larg.

Iriqi: - Po Nano pse nuk e ngre zërin?

Dade: - Nano që sa zgjohet është në atë botë. Qysh me gotën e parë dehet tani dhe nis e i bije kokës.

Iriqi: - Kokës? Pse?

Dade: - Ah, ç’u bëra shqiptarëve, thotë. E kuptoi vonë kancerin që na solli.

Iriqi: - Si e vlerësoni djegien e mandateve?

Dade: - Po mos kishin djegur mandatet, Rama do i digjte ndonjë ditë brenda në parlament. Se nuk duron dot fjalë kundër. Duke u larguar ata shpëtuan veten.

Iriqi: - Po Evropa s’po i përkrah? S’po flet.

Dade: - Evropa nuk foli as 50 vjet të Enverit. Heshtje dhe dukej sikur ne jetonim në glob tjetër. Por u ngritëm vetë. Kështu dhe tani. Bile dhe më shumë. Se Enveri kishte partinë e tij, ky ka parti të rrëmbyer. Ndaj as mban përgjegjësi e as do t’ia dijë për pasojat.

Iriqi: - Mendoni se zgjedhjet do bëhen pa opozitën?

Dade: - Iriq, vetë i ke bërë ata iriqkat e vegjël apo me shoqen tënde? Kështu dhe politika. Deri sa jemi vend me shumë parti në vrap do ecim secili në korsinë e vet. Se nuk quhesh i pari kur garon veç ti. Pa konkurrentë nuk ka rezultat. Ai që del i pari pa brryle e pa shkelma merr qeverinë e vendos rregulla për të gjithë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera12/04/2019 20:33

bukur ,Arta!

Githbo12/04/2019 16:23

Ky iriqi nderron mendim shume shpejt. Keto qe deri dje i quante pjese te problemit, tani na i nxierr si viktimat socialiste te ndershem qe duhen degjuar dhe vleresuar. Mos u bo edhe ti iriq si muc nano qe mbahet mend per thenien "qelbesira mblidhuni te hedhim berishen"

Shto koment

Denonco