Gjyqi për Salianjin, reagon ashpër Basha: Kupola e shtetit e përfshirë në skandal

Gjyqi për Salianjin, reagon ashpër Basha: Kupola e shtetit e përfshirë në skandal

15:26, 12/04/2019
A+ Aa A-

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në një prononcim për mediat, menjëherë pas përfundimint të procesit gjyqësor për dosjen ”Babale” që vendosi të marrë të pandehur për kallëzim të rremë, ish- deputetin e PD, Ervin Salianji.

Kryetari i PD Lulzim Basha në një dalje publike për mediat tha se kupola e shtetit është e përfshirë në skandal korruptiv.

Basha tha se dëshmitari i rremë Alfred Alizoti ka pranuar të bëjë 1 vit burg, për të mbrojtur kupolën e shtetit në aferat e tyre korruptive. Duke folur për denoncimet e Salianjit, Basha nënvizon se ky shtet dërgon në gjyq ata që denoncojnë dhe gradon të korruptuarit.

“Kupola e shtetit është e përfshirë në skandal. Alfred Alizoti ka pranuar të bëjë 1 vit burg për të mbrojtur kupolën e shtetit, e cila është e zhytur deri në fyt në afera korruptive dhe skandale. Deputeti i PD Ervin Salianji ka bërë publike për mediat fakte të rënda sesi Agron Xhafaj bën trafik droge, zbuloi dëshmitarin e rremë Alfred Alizotin, që bën ndere për kupolën e korruptuar të shtetit.

Prokuroria vetëm bën sehir dhe nuk vepron për zyrtarët e lartë e shtetit. Kjo sepse Prokuroria është kapur politikisht. Donika Prela dhe prokurorët e tjerë kanë marrë si të pandehur Salianjin, gazetarin Olldashi dhe denoncuesit e së keqes, e jo keqbërësit.

Sot të pandehur për afera të tmerrshme kriminale shtetërore duhet të ishin Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, zyrtarë të SHISH. Edi Rama ka marrë në mbrojtje Ballën, Xhafajn, zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit që dalin në përgjime duke bërë favore për kriminelë me damkë dhe gradohen nga kriminelët”, tha kryetari demokrat Lulzim Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi12/04/2019 15:35

Kupola e shtetit nuk eshte e perfishire ne skandal por eshte vete skandali, vete banda.

Shto koment

Denonco