Krimi i organizuar dhe droga/ Arsyet pse Holanda kërkon vizat për Shqipërinë

Krimi i organizuar dhe droga/ Arsyet pse Holanda kërkon vizat për Shqipërinë

14:19, 12/04/2019
A+ Aa A-

Holanda do të votojë kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë, si dhe do të kërkojë rikthimin e vizave.

Vendimi është bërë i ditur nga shumica qeverisëse në Holandë, gjatë një diskutimi në Parlament lidhur me problemet e krimit të organizuar të emigrantëve shqiptarë.

Në seancën e djeshme të Kuvendit, partia e mazhorancës thirri në interpelancë Ministrin e Jashtëm, Stef Blok dhe Ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, Ferdinand Grapperhaus në lidhje me krimin e organizuar shqiptar dhe penetrimin e tij në Holandë.

Dy ministrat siguruan parlamentin Holandez se Holanda është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë për shkak të gjendjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qëndrim i cili iu është bërë i ditur autoriteteve shqiptare.

Për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar dhe deputetët e parlamentit holandez hodhën idenë e rikthimi të vizave. Partitë e koalicionit qeveritar paraqiten një rezolutë ku i kërkohet qeverisë holandeze që BE-ja të pezulloje lëvizjen e lirë dhe të rikthejë regjimin e vizave me Shqipërinë. rezoluta do të votohet në Parlamentin holandez më datë16 Prill.

Në përfundim të debatit Ministri i Jashtëm dhe Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë theksuan se rivendosja e regjimit të vizave me Shqipërinë është një vendimmarrje e gjerë europiane dhe nuk është përgjigja e duhur për situatën në të cilën kalon Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironci12/04/2019 14:36

Ktu na coi ky maskara kryeminister qe kena. Me korrupsion si xhixh merimonga me sejmene korrupsioni me kryeminister korrupsioni ne hije qe mos firmosi Rama, me ppp hajdute me gjith poshtersinat kunder kombit popllit territorit shqiptar. Me droge e me pare te piset kudo. Cohuni burra ti bim ktij legeni qe do me na izolu si Enveri koh te vet qe te pushkatote ne kufi.

Shto koment

Denonco