Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Salianji: Unë e futa në burg atë që s'e futi dot shteti, Agron Xhafajn! Radhën e ka ...

Salianji: Unë e futa në burg atë që s'e futi dot shteti, Agron Xhafajn! Radhën e ka ...

13:40, 12/04/2019
A+ Aa A-

Ervin Salianji, ish-deputeti i PD, ka marrë pjesë sot në gjyqin e hapur ndaj tij nga Agron Xhafaj, vëllai trafikant i ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe ku ka dëshmuar personi që ai e quajti “Dëshmitari i sajuar”, Alfred Alizoti.

Sapo Alizoti ka nisur të flasë, Salianji nuk ka qëndruar më në gjyq dhe u bëri të ditur gazetarëve që e prisnin jashtë, se ai nuk do të ndalë së denoncuari pushtetarët e madje i ka kërkuar Prokurorisë të marrë nën arrest për dëshmi të rreme, dy krerët e Policisë së Fierit, Albert Nushin  dhe Andon Markon; të dy ata kanë dëshmuar se nuk e njohin dëshmitarin e rremë të çështjes Xhafaj, Fredi Alizotin, po në të vërtetë dëgjohen në përgjime duke e paguar atë.

Salianji tha:  “Seanca po vazhdon, nuk do të vazhdoja të dëgjoja dhe shokët e tjerë të Ramës. Boll i kam dëgjuar ata me vendime të formës së prerë si trafikantë droge apo përdhunues; këtu ishte një rast tjetër i shokëve të Ramës, që e ka përdorur si dëshmitar të sajuar, Alfred Alizoti.

Kishte një parashtrim të gjatë nga Prokuroria, por pa asnjë provë të re, vetëm indicje si agjitacion dhe propagandë, që përmblidhej në fjalinë “Ervin Salianji si organizator i këtij denoncimi, ka dashur të dëmtojë politikisht Fatmir Xhafajn dhe qeverinë!"

Gjatë gjithë kohës që unë jam në funksionin publik, ua thashë prokurorëve, e them edhe këtu, se shpresoj që një ditë forca e ligjit të jetë aq sa forca që ka krimi i organizuar, që prokurorët duhet të ishin sot në krahun tonë duke denoncuar apo marrë Agron Xhafajn si trafikant droge për një vepër të re, për atë që ishte këtu, jo që të ishin ngjitur me avokatët e Agron Xhafajt. Sepse ne jemi këtu jo vetëm sepse na ka denoncuar trafikanti i dënuar tanimë, që është duke kryer dënimin, po aty ishin ngjitur me prokurorët, edhe avokatët e tij, për t’i pasur si garanci për rastin.

Padyshim ky është një proces i montuar që të gjithë qytetarët shqiptarë e kanë dëgjuar.

I kërkova prokurorëve që të marrin nën arrest për dëshmi të rreme, të paktën dy raste që janë brenda dosjes, Alfred apo Albert Nushin dhe Andon Markon; të dy kanë deklaruar se nuk e njohin Alfred Alizotin kur të dy janë kapur qartazi në përgjime duke i dhënë para Alizotit.

Prokuroria nuk kishte ndonjë përgjigje shtesë por e ritheksoj, se jo vetëm nuk më intimidojnë dot, nuk më trembin, por më nxisin më shumë në atë që misioni i politikës është të tregojë të vërtetën dhe  të mbrojë interesin publik. Unë e kam mbrojtur duke futur në burg një njeri që nuk e ka futur dot shteti: vëllanë e ministrit të Brendshëm, Agron  Xhafajn.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco