‘Policia u hap rrugë kriminelëve të grabisin pa pengesë’- Reagimi i ashpër i Vasilit

‘Policia u hap rrugë kriminelëve të grabisin pa pengesë’- Reagimi i ashpër i Vasilit

19:46, 09/04/2019
A+ Aa A-

Duke reaguar për grabitjen në Rinas pasditen e kësaj të marte, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, shkruan se policia e shtetit u hap rrugë grabitësve për të vjedhur paratë.

Vasili shkruan se qeveria dhe policia e Edi Ramës, është armike e popullit dhe mike e krimit.

“Presim shpjegimin idiot te radhës të Ministrisë se Brendshme dhe ndonjë budalla prej aty, që të thotë “kështu ndodh në të gjithë botën’”, shton Vasili.

Postimi i plotë

Qeveria e Rames armike e qytetareve dhe mike e krimit.

Policia nuk ben asgje dhe vidhen parate ne mes te Aeroportit te Rinasit duke shqyer e bere copa cdo siguri e garanci per rendin dhe sigurine e qytetareve.

Policia dhunon banoret tek Unaza e Re

Policia dhunon banoret tek Bregu i Lumit.

Policia dhunon protestuesit e opozites.

Policia ka marre fund,sepse policia leket ja con vete krimit sic e nxoren sheshit audiopergjimet dhe leket e tjera u hap rrugen qe ti grabisin vete kriminelet pa asnje pengese.

Kjo eshte qeveria dhe Policia e Edi Rames armike e popullit dhe mike e krimit.

Presim shpjegimin idiot te radhes te Ministrise se Brendeshme dhe ndonje budalla prej aty, qe te thote "keshtu ndodh ne te gjithe boten".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco