Banda grabit në Rinas, gjenerali përpilon strategjitë kundër popullit armik

Banda grabit në Rinas, gjenerali përpilon strategjitë kundër popullit armik

17:45, 09/04/2019
A+ Aa A-

Nga Erl Kodra

Në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, një bandë e maskuar (ose e pamaskuar) me logon "Hetimi Tatimor" grabitë 2 milion euro (dyshohet për 10 milion euro!). Dyshohet edhe për dy të vrarë.

Gjeneral Sandër Lleshaj ndërkohë po përpilon strategji të tjera, për t'i bërë ballë popullit armik. Qëllimi është dekurajimi i armikut, duke e goditur në shtëpi, në zemrën e ekzistencës së tij si qenie humane.

E martë, mëngjes. Forcat policore të Gjeneral Lleshaj kryejn mësymjen e dytë brenda dy ditëve për të neutralizuar rezistencën e banorëve të Bregut të Lumit, atje ku do të kalojë Bulevardi i Ri. Rrethimi është i pamëshirshëm, me stil ushtarak, me siguri sipas një plani të hartuar nga vet Gjeneral Lleshaj. Masat janë marrë deri në detaje, në mënyrë që reagimi ose organizimi i rezistencës nga banorët të jetë i pamundur. Në mëngjes të gjithë vrapojnë për të filluar ditën, ndërsa forcat policore sulmojnë pa mëshirë banorët brenda në shtëpitë e tyre. Që në krye të herës u heqin çdo mundësi komunikimi, duke i goditur dhunshëm ata që rezitojnë. Media nuk lejohet të afrohet, po ashtu edhe ish deputetët e opozitës. Disa të plagosur nga populli armik, fëmijë të traumatizuar, gaz helmues luftarak brenda shtëpive.

Fitorja e Gjeneral Lleshaj është spektakolare; shtatë shtëpi shqiptarësh shemben përdhe.

Pak orë më vonë, në Rinas një bandë e maskuar (ose e pamaskuar) me logon "Hetimi Tatimor" grabitë 2 milion euro. Dyshohet edhe për dy të vrarë. Gjeneral Lleshaj ndërkohë po përfundonte operacionin e shembjes së shtëpive të popullit armik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

askushi 09/04/2019 18:05

Ata ne Rinas kan mbrotjen e Lleshit, ata kan lidhje me polocin e Leshit. Kjo dihet tashme qe grupet kriminale bashkepunojne me policin. Ndersa popullit mire ti behet se vete e votuan, vete e kerkuan dhe e kerkojne akoma. Reagim ka vetem nga banoret e prekur, pjesa tjeter nuk leviz vendit fare, mediat zduan tja dine. keshtu qe Leshi bene si i do bytha. Por ky popull dele, po ti gervishtesh makinen, po ta parakalosh me makin, del e te vret. Ju prishen shtepit, dhunohet fizikisht , helmoet familja, gruaja, babaj, nena, femija, dhe asgje , gjuajn me gure....

O i Gjate po vete per Lesh...09/04/2019 17:51

Jepu Sigurine e Aeroportit me PPP ketyre grabitesve, se qenkan te zote...

Shto koment

Denonco