Grabitja në Rinas, PD: Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo me krimin

Grabitja në Rinas, PD: Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo me krimin

17:29, 09/04/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka reaguar ashpër për ngjarjen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku u grabitën miliona euro dhe një person mbeti i vrarë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi deklaroi se  Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.

Ai theksoi se më tej se “kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara.”.

Ja deklarimi i plotë  

REAGIM I PARTISE DEMOKRATIKE, Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi

Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara.

Është çështje prioriteti!

Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.

Me 13 Prill, protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet.

#13Prill

#RamaIk

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

askushi 09/04/2019 18:07

Rama i ka fituar te gjitha lufterat, betejat, rama eshte mbi kalin qe spyet dhe vetem hecen perpara. nuk ka asnje penges tashme, fatkeqsisht....mjerisht

Shto koment

Denonco