Përfundon takimi midis Kryemadhit dhe Matheu Palmer në selinë e LSI

Përfundon takimi midis Kryemadhit dhe Matheu Palmer në selinë e LSI

16:40, 09/04/2019
A+ Aa A-

Ka përfunduar pak minuta më parë takimi midis kryetares së LSI-së dhe Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Palmer. Deri më tani nuk jepen shumë detaje mbi temën e bisedës së zhvilluar edhe pse mendohet se në qendër të takimit ka qenë kriza politike në vend dhe djegia e mandateve nga opozita.

Sikundër raportohet deri më tani, biseda midis Kryemadhit dhe Palmer, zgjati 70 minuta dhe u zhvillua në selinë e LSI-së.

Ndërkohë që opozita ka paralajmëruar se do të mbajë protestën e madhe të radhës më 13 prill në orën 18.00

Prononcimi i Kryetares se LSI-se Monika Kryemadhi pas takimit me zevendesndihmes Sekretarin Amerikan te Shtetit, Palmer

Çfarë u diskutua në takimin me z. Palmer?

Diskutuam për situatën dhe sigurisht që unë nuk jam e autorizuar që të flas për takimin. Z. Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij. Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona.

Sigurisht që përputhen për sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjithë problemet e tjera, por është shumë e rëndësishme vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për ti dhënë fund tranzicionit shqiptar. Shqipëria e ka vendin në BE.

Ju dha një zgjidhje z. Palmer, znj. Kryemadhi?

Z. Palmer nuk kishte ardhur për ti dhënë zgjidhje për sa i përket konfliktit. Mos harroni që hallet tona do ti zgjidhim ne shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin.

Kemi zgjidhje për këto halle znj. Kryemadhi?

Sigurisht që mendoj që viktimat e gjithë kësaj historie, janë shqiptarët nuk është Kryeministri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    PATRIOTI DT 9 PRILL 201909/04/2019 19:22

    Znj. KRYEMADHI ju dhe të gjithë shpresuam shumë për zgjidhjen e krizës politike tek takimi me zëvëndësndihmës amerikan të shtetit Z. PALMER. Por ai u pozicjonua në krah të qeverisë RAMA duke e mbështetur dhe e quajtur të ligjëshme....i njëjti qëndrim si i kancelarive të BE. Një orë e më parë ndëroni STRATEGJI znj. KRYEMADHI sëbashku me z. BASHA bëjuni qejfin partnerve AMERIKANË ndryshe e keni DAVANË e humbur....

    Shto koment

    Denonco