Ulqinaku: Rama s’guxon të shkelë në Shkodër, sjell të padukshmin Braçe….

Ulqinaku: Rama s’guxon të shkelë në Shkodër, sjell të padukshmin Braçe….

15:19, 09/04/2019
A+ Aa A-

Ish deputeteja demokrate Izmira Ulqinaku ka reaguar me një shenim në rrjetet sociale pas vizitës që bëri zevendësi i Ramës në Shkodër.

“Erdha, pashe e ika ishte motoja e vizites sot të zv.kryeministrit Braçe. Asnjë fjalë për Shkodrën e gjendjen ku e ka zhyt Rilindja. Thjesht bëri adetin siç dhe do t’ua kthejë dhe Shkodra shumë shpejt”, shkruan ajo.

Ja postimi i plotë:

Rama nuk guxoi e nuk do të guxojë të shkelë në Shkodër. Pasi Shkodra e refuzon me neveri. Kishte dërguar sot të padukshmin Braçe. Erdhi të reklamojë kandidatin e Qeverisë së rrenave që e prezantuan ditën e rrenave.

Erdha, pashe e ika ishte motoja e vizites sot të zv.kryeministrit Braçe. Asnjë fjalë për Shkodrën e gjendjen ku e ka zhyt Rilindja. Thjesht bëri adetin siç dhe do t’ua kthejë dhe Shkodra shumë shpejt.

Kandidatin nga fshati Rrenc që përfaqëson Qeverinë e rrenave e u prezantu ditën e rrenave.

#shkodrablu

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco