Ina Zhupa i përgjigjet Spiropalit: Drejtësia e pakapur do hetojë gjithë organizatën e Rilindjes

Ina Zhupa i përgjigjet Spiropalit: Drejtësia e pakapur do hetojë gjithë organizatën e Rilindjes

15:03, 09/04/2019
A+ Aa A-

Zëdhënesja e Partisë Demokratikë Ina Zhupa ka reaguar pas disa deklaratave të Ministres socialiste Elisa Spiropali.

Në një shenim në faqen e saj në Facebok, Zhupa ka lëshuar akuza ndaj ish shefes së doganave.

“Një drejtësi e pakapur do kishte marre në hetim Elisën të parën, pastaj me rradhë gjithë organizatën e Rilindjes', shkruan Zhupa.

Ja postimi i plotë i saj:

Zonja 5 milion euro e doganave sapo renditi në tv, 3 arsye pse opozita ka dalë nga parlamenti sipas saj.

1. Ska ekip dhe program tha Elisa.

Në fakt këta ekip të mirë konsiderojnë vetëm trafikant droge, përdhunues, trafikant femrash apo abuzues me fondet publike si vetë zonja në fjalë.

2. Sondazhet e nxjerrin keq tha Elisa.

S’po iu referohem fare sondazheve të brendshme por mjafton të shohin ato publike të cilat e nxjerrin opoziten fituese të zgjedhjeve.

3. Opozita paska frikë nga reforma në drejtësi vuri pikën zonja e doganave.

Opozita hoqi dorë nga mbrojtja që i bën mandati i deputetit dhe paska frikë!!! Dhe vetë Soros ua tha se kanë dështuar dhe gjithçka në fakt ishte një loje e Ramës për te kontrolluar drejtësinë. Një drejtësi e pakapur do kishte marrë në hetim Elisën të parën, pastaj me rradhë gjithë organizatën e Rilindjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz09/04/2019 18:49

    Uauuu! Çfar ndryshimi i spirobuçes se skenderbuçit te Ridhjerjes!!! Ne foton e pare si zgjepse qe mat rruget, dhe ne foton e dyte pas angazhimit me Ridhjerjen hajdutiste dhe kryedoganiere, shperthimi i mis 5milionshit e Mamica Elisa e Rivonbrozes dhe Dylqinjes se Tobozes, Spirobuçja e Edver leshmanjozes.

    Shto koment

    Denonco