Palmer gazetarëve të ‘oborrit’ të Ramës: Bëhuni me agresiv

Palmer gazetarëve të ‘oborrit’ të Ramës: Bëhuni me agresiv

15:00, 09/04/2019
A+ Aa A-

‘Bëhuni agresivë dhe të jeni vitalë për funksionimin e demokracisë’.

Kështu është shprehur zv/ndihmës Sekretar i Shtetit amerikan Mathew Palmer në takimin me gazetarë të ‘oborrit’ të Ramës të përzgjedhur në mënyrë të veçantë nga ambasada në Tiranë.

Sipas pamjeve që kanë dalë në media, në këtë takim kanë qenë jo të gjithë gazetarët, por ata gazetarë që kanë bashkëpunim me ambasadën dhe me projektet e saj.

Në këtë takim nuk ka pasur asnjë gazetar kritik ndaj qeverisë, por të gjithë të thirrurit kanë qenë nga mediat që i bëjnë ‘fresk’ përditë Edi Ramës.

Në takim kanë qenë Muhamet Veliu nga Top Channel, Thimi Samarxhiu nga Vizion+, Marsela Karapanço nga A2, Antonio Çakshiri nga ReportTv, Aurora Golemi nga News24, Nertila Dosti nga Ora News dhe disa gazetarë të rinj të cilët janë të përfshirë në disa projekte të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Vetë ambasada nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë takim, kështu që takimi dhe deklarimet e Palmer me ‘miqtë e ambasadës’ është në një terren spekullimesh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco