Gaz lotsjellës banorëve, Zgjidhja: Qeveria bën terror te Bregu i Lumit

Gaz lotsjellës banorëve, Zgjidhja: Qeveria bën terror te Bregu i Lumit

14:25, 09/04/2019
A+ Aa A-

Pas zhvillime ne zonën e Bregut të Lumit ku policia përdori dhunën  dhe gazin lotsjellës për të përzënë banorët nga banesat e tyre e më pas të fuste fadromat për të prushur godinat ka reaguar edhe partia “Zgjidhja”.

Në një deklaratë për shtyp të kësaj force politike thuhet se “Pamjet e përleshjeve që nisën dje dhe kulmuan sot në mëngjes me dhunimin dhe përgjakjen e banorëve tregojnë natyrën e vërtetë kriminale të kësaj qeverie antipopullore”.

Ja deklarata e shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Qeveria bën terror te Bregu i Lumit

Qeveria dërgoi pa u zbardhur dita forcat e ndërhyrjes së shpejtë për të nxjerrë nga shtëpitë e tyre banorët e Bregut të Lumit. Pamjet e përleshjeve që nisën dje dhe kulmuan sot në mëngjes me dhunimin dhe përgjakjen e banorëve tregojnë natyrën e vërtetë kriminale të kësaj qeverie antipopullore.

Qytetarët janë viktimat e etjes së qeveritarëve dhe klientëve të tyre për fitime. Ata kanë planifikuar shumëkatëshet e tyre përgjatë bulevardit të ri.

Drama e këtyre banorëve ka nisur vite më parë, kur bashkinë e Tiranës e drejtonte PD-ja. Lulzim Basha e nisi i pari kërbaçin ndaj tyre. Pasi u ndesh me rezistencë, qeveria ‘Berisha’, firmosi dy VKM, ku një metër katror banesë dëmshpërblehej 23-26 mijë lekë, në një kohë kur vlera e apartamenteve në atë zonë sot shkon disa herë më shumë. Por edhe këto para nuk u dhanë.

‘Zgjidhja’ ka kërkuar vazhdimisht që banorët e ndërtimeve që prishen për projekte publike të dëmshpërblehen me çmimin e tregut. Asnjë ndërtesë informale nuk duhet prishur pa u shpronësuar, sepse ato janë bërë me nxitjen e qeverive dhe të zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar për interesa politike, apo korruptive.

Terrori i sotëm në Bregun e Lumit, drama që vijon te ‘Astiri’ dhe kudo tjetër nëpër Shqipëri, është pasqyra e vërtetë e pushtetarëve të djeshëm dhe të sotëm. Dhe që të mos vazhdojë më shkatërrimi i pronave të qytetarëve, duhet shkatërruar elita e vjetër politike.

#ZgjidhjaPërQytetarët

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco